LAJMI I FUNDIT:

Zgjo nga gjumi jetën tënde seksuale

Zgjo nga gjumi jetën tënde seksuale

Ide dhe këshilla fantastike mbi seksin, të cilat do t’ju bëjnë të mendoni, të veproni dhe të ndjeni ndryshimin në jetën tuaj seksuale, në krevat dhe mbase jashtë tij...

10 rituale të thjeshta
1. Bëni një dush bashkë para gjumit ose para se të dilni për në punë.
2. Një ditë pushimi nga puna për të dy: arsye për të qëndruar bashkë.
3. Këmbeni mesazhe flirtuese në mes të një mbledhjeje pune.
4. Rregull i ri: thuajeni komplimentin që po mendoni për njëri-tjetrin.
5. Një ëmbëlsirë, por me dy lugë për ju të dy.
6. Takim në rrugë, pasi keni disa kohë që nuk jeni parë.
7. Uluni në radhën e fundit të poltronave të kinemasë.
8. Të fjeturit nudo gjatë të dielave paradite.
9. Lërini të thahen në banjë, gjoja si rastësisht, veshjet tuaja intime më seksi.
10. Gjithmonë thuajini njëri-tjetrit “Natën e mirë”.

4 arsye për t’u zhveshur menjëherë para tij
1. “Nuk do të dëshiroje të hidhje pa dashje një gotë verë të kuqe mbi këtë fustan?!”
2. “Është nxehtë! E ka fajin ngrohja globale.”
3. “Nuk është trend i sezonit, ndaj më mirë po e heq.”
4. “Më duhet urgjentisht të hidratoj lëkurën time tani.”


6 mënyra sesi edhe një vajzë “e turpshme” mund të marrë atë që do!
1. Merr guxim duke menduar se edhe ai, si ju, është po aq i dëshpëruar të kuptojë se çfarë ju bën të kënaqeni në shtrat.
2. Zhdukeni gjykimin ndaj vetes. Ajo çka ju dëshironi, nuk është turp, është thjesht nevojë.
3. Komplimentojeni atë mbi veprimet që juve ju pëlqejnë në krevat. Kështu, herën tjetër, ai e ka tashmë të qartë se çfarë ju pëlqen më shumë.
4. Thuaja e më pas tregoja.
5. Pyete se çfarë i pëlqen në krevat. Duke ftuar atë të heqë frenimet e tij, ndihmoni edhe veten.
6. Mos hiq dorë menjëherë. Nëse ai nuk ju kupton, do të ketë herë të tjera.

8 pyetje për të kuptuar “krevatin” sipas tij!
1. “Cila është pjesa që pëlqen më shumë nga trupi yt? Po nga i imi?”
2. “Cila ka qenë aktorja jote e preferuar me të cilën ëndërroje seksualisht?”
3. “Çfarë ke dashur gjithmonë të provosh në krevat, por je frenuar ta kërkosh?”
4. “A të kujtohet ëndrra jote më pikante? Si ishte ajo?”
5. “Si ishte hera jote e parë?”
6. “Lidhjen e kujt admiron më shumë?”
7. “Kur të shkoi në mendje për herë të parë që dëshiroje të shkoje me mua në shtrat?”
8. “Nuk e kam problem të arrij orgazmën. Do të ta tregoj si t’ia dalësh?”

3 skenat më hot në filma për frymëzim!
* “CasinoRoyale” – Kur Daniel Craig-u josh gruan e një krimineli të rrezikshëm dhe më pas përfundon në shtrat me të (Eva Green).
• “Californication” – David Duchovny në fillim me një prostitutë, një hajdute, një murgeshë e kështu me radhë.
• “SteaHng Beauty” – Liv Tyler nën pemën më të mrekullueshme të Toskanës, teksa e josh ai.

…dhe 3 këngë për të ardhur në qejf!
• “I wanna be your lover” – Prince
• “Boogie on reggae woman” – Stevie Wonder
• “Gimme shelter” – The Rolling Stones
/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Lifestyle
Thënie nga libri “Alkimisti” që ju bëjnë t’i ndiqni ëndrrat që i keni

Thënie nga libri “Alkimisti” që ju bëjnë t’i ndiqni ëndrrat që i keni

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori