Shkup, zfgjidhjes së problemit me transportin publik nuk i shihet fundi
Banorëve të kryeqytetit u ka mbaruar durimi. Ata thonë se për më shumë se 5 muaj po vonohen vazhdimisht për në punë dhe në shkolla apo për realizimin në kohë të angazhimeve ditore, sepse në disa linja autobusë ka shumë rrallë. Sipas tyre edhe atëherë kur janë në kohë në disa stacione nuk ka vend për të gjithë dhe shoferët nuk hapin dyert, duke bërë që disa të shkojnë në këmbë në shkollë, e të tjerë me taksi në punë. Ata janë të revoltuar me Qytetin e Shkupit që tashmë disa muaj nuk po arrin të zgjidh kaosin e krijuar në kryeqytet pas largimi të autobusëve privatë nga transporti urban.
“Nuk e di se çfarë është kjo punë, nuk ka autobusë. Ka shumë rrëmujë. Sapo isha tek mjeku në ambulance, autobusët të gjithë të mbushur me njerëz. Rrallë, rrallë, do 30 deri 45 minuta. Këto nuk e di se çfarë bëjnë, çfarë mendon tani ky popull. Arsovska, apo si e pati emrin, e gjitha tek ajo është.
“Shumë. Kishte nxënës të rinj, nxënës që dalin nga shkolla. Të paedukatë, nuk u lëshojnë vendin më të moshuarve. Kjo është linja më e ngarkuar në këtë pjesë të qytetit. Kjo është katastrofë. Duhet ë ketë autobus çdo 15 minuta dhe jo në 25 minuta. Gjithmonë vonohen.”
“Udhëtojmë çdo ditë, e vështirë, ka shumë njerëz. Po mundohemi, pak me herët ishte rrëmujë. Sigurisht që jemi të revoltuar, por çfarë të bëjë populli, çfarë mund të bëjë? Duhet ta zgjidhin, herët është, për nja 10 vjet do e zgjidhin. Herët është, duhet të vjedhin para akoma, kanë vjedhur pak deri tani. Shumë rrëmujë ka, në çdo linjë, nëpër të gjithë qytetin. Vonohemi gjithkund. S’kanë problem institucionet, drejtuesit e institucioneve lëvizin me vetura, qytetarët që shfrytëzojnë transport publik vuajnë pasojat.”
“Kur bëhet më vonë është shumë rrëmujë. Nuk ka vend dhe me raste nuk i pranojnë edhe njerëzit. Ka ndodhur më autobusin numër 19, është aq përplot sa që nuk i hapin dyert që të hipin njerëz të tjerë. Nuk e bëjnë punë siç duhet, nuk u intereson shumë për nxënësit që udhëtojnë. Unë jam në shkollë të muzikës, larg është. Në këmbë më bie rreth 40 minuta larg dhe patjetër duhet të shkoj me autobus, dhe zakonisht vonohem. Zakonisht vonohen, detyrohem të shkoj me taksi.”
Qyteti i Shkupit deri tani ka hapur disa thirrje publike për transportuesit privat që do të plotësojnë linjat ku nuk ka numër të mjaftueshëm autobusësh, por asnjë nga ato thirrje nuk ka pasur sukses. Më 10 prill u hap thirrja e fundit publike, por nga Qyteti i Shkupit nuk përgjigjen në pyetjet nëse kësaj radhe do të ketë sukses apo do të dështojë sërish. Transportues kërkohen për 16 linja, të cilat gjatë këtyre muajve kanë funksionuar me shumë pak autobusë të NQP e të cilët mbingarkohen me pasagjerë. Për këto linja nevojiten 115 autobusë dhe 245 shoferë, ndërsa thirrja do të zgjasë deri më 24 prill. Mbeten të paqarta arsyet që çuan në dështimin e thirrjes së tretë publike, sepse rreth tre javë më parë Arsovska tha se ishin paraqitur transportues./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City