Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot ka zgjedhur kryesinë e re me mandat katër vjeçar duke filluar nga 1 janari i vitit 2020.

Kryetari i ri i ASHAM-it është zgjedhur akademiku Ljupço Kocarev, ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Zhivko Popov dhe Gazanfer Bajram. Sekretar i Akademisë do të jetë Izet Zeqiri.

Në seancën e sotme zgjedhore për anëtarë të presidencës së ASHAM-it janë zgjedhur edhe akademikët: Katica Qullavkova, Abdulmenaf Bexheti, Vladimir Serafimovski, Leonid Grçev, Gligor Jovanovski dhe Momir Polenakoviq./Telegrafi/