LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohen protestat nëpër Maqedoni, kundër-protestat u anuluan

Zgjerohen protestat nëpër Maqedoni, kundër-protestat u anuluan

Për sonte në ora 18 sërish janë caktuar protestat e qytetarëve kundër vendimit të presidentit Ivanov për falje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për të gjashtën ditë me radhë, qytetarët dalin rrugëve të Shkupit, ndërsa në protestat e tyre tashmë janë bashkuar edhe nga Manastiri, Strumica, Velesi, ndërsa prej sot do të dalin edhe nga Shtipi dhe Kumanova.


Bashkëngjitje në protestë paralajmëroi edhe Lëvizja “Besa”. Përkundër kësaj, nga ana tjetër prej Shoqatës qytetare për mbrojtje të Maqedonisë paralajmëruan se më nuk do të dalin në protesta, meqë siç thonë, e kanë arritur qëllimin, të ketë zgjedhje më 5 qershor.

Ata kryesisht protestat e tyre i mbanin para selisë së LSDM dhe thoshin se protestojnë për shkak se Ivanov i ka falur Zoran Zaevin dhe Verushevskin./Telegrafi/