LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në PDK, analistët lakojnë emrat si kandidatë të mundshëm për të drejtuar partinë

Zgjedhjet në PDK, analistët lakojnë emrat si kandidatë të mundshëm për të drejtuar partinë

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri me datën 3 korrik.

Në “Debat Plus” analistët kanë parashikuar se në këtë garë do të ketë më shumë kandidatë.


Vehbi Kajtazi thotë se në PDK duhet ta kuptojnë se ka përfunduar periudha e Thaçit dhe Veselit.

“Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj do të jenë në garë për kryetarë të PDK-së. Mund të ketë edhe të tjerë siç është përfolur edhe emir i Gent Cakajt. Edhe Memli Krasniqi është ndër ata që kanë marrë mjaft përkrahje”, ka deklaruar Kajtazi.

Ish- këshilltari i Edita Tahirit, Gazmir Rraci duke komentuar shpalljen e zgjedhjeve në PDK, ka vlerësuar rolin e Enver Hoxhajt.

“Profesor Hoxhaj e ka drejtuar mirë partinë. Pavarësisht se ka pasur mungesë e liderëve të saj, Hoxhaj ka mbajtur PDK-në stabile në vend të dytë. Edhe Vlora Çitaku është kandidate potenciale pasi ka lidhje me strukturën e partisë. Duhet pasur parasysh se ata që vijnë me parashuta në parti jo gjithmonë janë të suksesshëm”, tha Rraci, përcjell Telegrafi.

Rraci thotë se është mirë që të ketë debat në PDK për të parë vizionin e secilit kandidat për të parë se si do ta rrisin partinë.

Imer Mushkolaj thotë se PDK nuk do ta ketë të lehtë për t’u ndarë nga trashëgimia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Vjen reagimi i Vlora Çitakut, a do t'i hyjë garës për kreun e PDK-së
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Vlora Çitakut, a do t'i hyjë garës për kreun e PDK-së

“Është një test jo vetëm për PDK, por edhe për shumë figura të PDK-së se ku do ta kenë vendin pas këtyre zgjedhjeve”, deklaroi Mushkolaj.

Xhevdet Pozhari ka thënë se kandidat i mundshëm për kryetarë të PDK-së është edhe Bedri Hamza.

“Mendoj se megjithatë Memli Krasniqi mund ta bartte peshën e udhëheqjes së PDK-së. nëse zoti Hamza nuk ka shumë pretendime, atëherë në garë të fortë do të mbetnin zoti Krasniqi dhe zonja Çitaku”, deklaroi Pozhari.

Më 3 korrik Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së
Lexo po ashtu Më 3 korrik Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri thotë se është e rëndësishme të dihen se çfarë ndryshime programore dhe strukturore për dëshirohen të bëhen në PDK.

Ymeri thotë se PDK nuk duhet të fokusohet më vetëm në bastione.

“PDK më nuk e ka pas kryetarin nga Drenica e as nuk do të jetë parti e dalë nga lufta pasi gjërat po ndryshojnë. Në të ardhmen duhet t’iu drejtohesh shtresave të caktuara shoqërore…Në demokraci fëmija më nuk po I dëgjojnë prindërit për të votuar si ata”, deklaroi Visar Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori