LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i Vlora Çitakut, a do t’i hyjë garës për kreun e PDK-së

Vjen reagimi i Vlora Çitakut, a do t’i hyjë garës për kreun e PDK-së

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe ish ministrja e Integrimeve në Qeverinë Thaçi Vlora Çitaku ka përshëndetur vendimin e PDK-së për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e  partisë.

“PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.


Çitaku  thotë se përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme në parti, përcjell Telegrafi.

“Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo ”, ka shkruar më tej Çitaku.

Më 3 korrik Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së
Lexo po ashtu Më 3 korrik Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së

Ajo ka vlerësuar edhe rolin e kryetarit aktual, Enver Hoxhajt, pasi sipas saj “në rrethana krejt të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në”.

Emri i Vlora  Çitakut shpesh herë është lakuar si kandidate e mundshme për kryetare të PDK-së./Telegrafi/