LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e Serbisë, hapen qendrat e votimeve edhe në veri të Kosovës

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi, votimet janë organizuar të mbahen edhe në Kosovë, përkatësisht në mjediset me shumicë serbe.

Kështu, sot në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimeve, një ndër to edhe qendra me 22 vendvotime në Shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas” në veri të Mitrovicës.

Ndërsa, janë 6 qendra të votimit në veri me gjithsej 52 vendvotime.

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruat dje se zgjedhjet në veri mbahen me lejen e tij, pasi siç ka theksuar ai këso lloj zgjedhjesh janë mbajtur nga viti 2011.

Me kërkesë të Beogradit dhe me miratimin e autoriteteve të Kosovës, misioni në Kosovë, i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të bëjë grumbullimin e votave.

Praktikë e njëjtë e votimit ishte aplikuar edhe në të kaluarën.

Sipas OSBE-së, 20 qendra “grumbulluese” do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 20:00.

Votat më pas ky misioni do t’i transportojnë në Rashkë dhe Vrajë të Serbisë, ku dhe do të bëhet numërimi i tyre.

Këtë formë të votimit dhe transportimit të votave, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka cilësuar si jokushtetuese.

Votimi në Kosovë për zgjedhjet në Serbi, po mbahet në kohën kur autoritetet shëndetësore po regjistrojnë rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus.

Mbi 450 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë gjatë katër ditëve të fundit, ndërkaq numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 2,073.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, dy komuna në Kosovë kanë mbetur pa kryetarë, për shkak se mbajta e zgjedhjeve nuk është vlerësuar e sigurt. Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se ka lejuar që të mbahen votimet për zgjedhjet serbe, sipas praktikave të mëhershme.

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë është kundërshtuar nga Lëvizja opozitare Vetëvendosje, e cila e ka cilësuar si “cenim të integritetit dhe sovranitetit shtetëror”.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, çdo grumbullim i personave në një distancë prej dy metrash, paraqet kërcënim për shëndetin publik. Por, OSBE-ja ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ka ndërmarrë të gjitha masat që të ofrohet siguria si për stafin ashtu edhe votuesit, gjatë këtij procesi.

Me kërkesë të Beogradit dhe me miratimin e autoriteteve të Kosovës, misioni në Kosovë, i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të bëjë grumbullimin e votave.

Praktikë e njëjtë e votimit ishte aplikuar edhe në të kaluarën.

Sipas OSBE-së, 20 qendra “grumbulluese” do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 20:00.

Votat më pas ky misioni do t’i transportojnë në Rashkë dhe Vrajë të Serbisë, ku dhe do të bëhet numërimi i tyre.

Këtë formë të votimit dhe transportimit të votave, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka cilësuar si jokushtetuese.

Votimi në Kosovë për zgjedhjet në Serbi, po mbahet në kohën kur autoritetet shëndetësore po regjistrojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Mbi 450 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë gjatë katër ditëve të fundit, ndërkaq numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 2,073.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, dy komuna në Kosovë kanë mbetur pa kryetarë, për shkak se mbajta e zgjedhjeve nuk është vlerësuar e sigurt. Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se ka lejuar që të mbahen votimet për zgjedhjet serbe, sipas praktikave të mëhershme.

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë është kundërshtuar nga Lëvizja opozitare Vetëvendosje, e cila e ka cilësuar si “cenim të integritetit dhe sovranitetit shtetëror”.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, çdo grumbullim i personave në një distancë prej dy metrash, paraqet kërcënim për shëndetin publik. Por, OSBE-ja ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ka ndërmarrë të gjitha masat që të ofrohet siguria si për stafin ashtu edhe votuesit, gjatë këtij procesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Kalo në kategori