LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhje të parakohshme në vitin 2024? Analistët komentojnë koalicionet e mundshme mes subjekteve politike

Zgjedhje të parakohshme në vitin 2024? Analistët komentojnë koalicionet e mundshme mes subjekteve politike

Zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të ketë gjatë vitit 2024. Analistët vlerësojnë se nga partia në pushtet ka tendencë që vendin ta çojnë në zgjedhje gjatë verës, ku në Kosovë është edhe numri më i madh i diasporës.

Analisti Arton Demhhasaj duke komentuar situatën aktuale politike thotë se gjasat që këtë vit të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare janë të mëdha.


Për Telegrafin, Demhasaj thekson se LVV pretendon që të ketë zgjedhje në verë, kur në Kosovë është numri më i madh i bashkatdhetarëve.

“Bazuar në deklarimet që po i bëjnë zyrtarët e subjekteve politike, gjasat po më duket që janë maksimale që të ketë zgjedhje këtë vit. Tash se në cilën kohë, kjo mbetet për t’u parë. Por, po vërehet një tendencë e partisë në pushtet që zgjedhjet të mbahen diku ka korriku, eventualisht në gusht, pasi diaspora është me numër më të madh në Kosovë, dhe ata pretendojnë që kanë shumicën e votave të diasporës”, theksoi ai.

Arton Demhasaj

Kurse, sipas Demhasajt, partitë opozitare kanë më shumë tendencë që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë.

“Në anën tjetër, partitë opozitare po kanë tendencë që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë, jo në verë. Ky vit edhe ashtu do të jetë vit zgjedhor, më së largu kur zgjedhjet ishte dashur të shpallen është janari i vitit 2025, kështu që më shumë gjasë nuk do të pritet janari i vitit 2025, por do të mbahen në vjeshtë, apo në verë”, u shpreh ai.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, Demhasaj thotë se përveç AAK-Nisma nuk sheh ndonjë koalicion tjetër mes subjekteve politike.

“Ne kemi parë AAK-Nismën që kanë lidhur koalicion parazgjedhor, aty kanë përfshirë edhe disa iniciativa të reja, siç ishin intelektualët dhe konservatorët. Partitë tjera kanë mbetur edhe PDK dhe LDK, që më shumë gjasë nuk mund të bëjnë koalicion”, tha ai.

Gjithashtu, ai komentoi edhe partitë tjera si PSD dhe Lista Guxo.

“PSD po ashtu është partie e vogël, e cila është deklaruar që do të garojë e vetme. Në anën tjetër, Lista Guxo në një farë mënyre nuk dihet a do të mbetet me LVV-në, apo do t’i kthehet LDK-së, pasi që gjasat janë minimale që të ketë përqindje të votave”, tha ndër tjera Demhasaj.

Analisti po ashtu shtoi se mund të ndodhë që PDK t’i bashkohet koalicionit AAK-NISMA.

“Pra, mund të konsiderohet ribashkim i partive që kanë dalë nga krahu i luftës. Por koalicione tjera nuk mund të këtë”, nënvizoi Demhasaj,

Për analistin tjetër, Dukagjin Gorani opsionet janë të hapura, ai tha se mund të ketë zgjedhje nacionale në fillim të verës por edhe në vjeshtë.

“Opsionet janë të hapura, mund të kemi zgjedhje nacionale në fillim të verës, mund të kemi edhe në mbarim të verës. Gjithçka varet edhe prej vizitës së paralajmëruar e Gabriel Escobar në Kosovë.

Një pjesë e përgjigjes ndodhet në rezultatin e asaj vizite, situata është e tensionuar në raportet Prishtinë – Washington. Ta shohim në parim mendoj që është një situatë e paqartë, është vetëm Qeveria dhe partia në pushtet që mund ta bëjnë sqarimin e kësaj”, ka potencuar Gorani për Telegrafin.

Dukagjin Gorani

Gorani foli edhe për koalicionet e mundshme parazgjedhore.

“NISMA– AAK, ky koalicion duket të jetë logjik dhe të këtë një qëllim, pra një përpjekje për mobilizim opozitar. U mbetet tash partive tjera, ta qartësojnë nëse do të ketë përpjekje të ngjashme, apo nëse do t’i bashkohen këtyre përpjekjeve, apo nëse do të vazhdohet tradita e daljes në zgjedhje në mënyrë individuale. Siç po shihet për momentin, ekziston vetëm kjo përpjekja e AAK-NISMA , si një front opozitar, mirëpo, shumë çka do të varet edhe nga shpejtësia e organizimit dhe orari i zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Gorani u shpreh se lidhja e koalicioneve varet edhe nga koha se kur caktohen zgjedhjet.

Kujtojmë se, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte marrë besimin e 67 deputetëve të Kuvendit të Kosovës para tri vitesh, ndërsa kundër tij kishin votuar 30 deputetë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori