LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e tyre është e pagabueshme: Këto janë pronaret e këpucëve më të bukura në botë! (Foto)

Zgjedhja e tyre është e pagabueshme: Këto janë pronaret e këpucëve më të bukura në botë! (Foto)

Këpucët e tyre i dëshirojmë edhe ne! Mu të gjitha!

Për shkak se kur ato zgjedhin, i zgjedhin më të mirat, e që do të thotë pa përjashtim më të mirat, mu çdo herë. Dhe kur i shikojmë ato, patjetër ua shikojmë edhe këpucët, transmeton Telegrafi.

Për disa emra tashmë me siguri i dini kush do të mund të bartë titullin e mbretëreshës së këpucëve, edhe pse ndonjëra mbase do t’ju befasojë.

Po, Sarah Jessica Parker është njëra ndër to, prandaj dashurinë ndaj modeleve të këpucëve shumë të mrekullueshme e kultivon edhe në jetën private, madje edhe merret me dizajnin e tyre. Kjo quhet dashuri ndaj këpucëve.

A post shared by SJP Collection (@sjpcollection) on Aug 14, 2018 at 10:20am PDT

Mirëpo, derisa Carrie Bradshaw dhe Sarah Jessica Parker në duet që nga viti i kaluar gëzonin famën si mbretëresha të vërteta të këpucëve, tashmë disa vite këto i ka vënë në hije dama e parë e Amerikës, Melania Trump, e cila pothuajse në çdo paraqitje në publik tregon se si duket moda e vërtetë e stilit të lartë.

Në këtë listë është gjendur edhe një aktore të cilën gjithashtu do të mund ta vështrojnë shpesh nga poshtë lartë, sepse edhe ajo shkëlqen me zgjedhjen e përsosur të çdo modeli të këpucëve, pra ajo është aktorja e njohur, e cila nuk i shfrytëzon shërbimet e stilistëve, gjë që për të është edhe një plus në këtë zgjedhje. Ajo është Blake Lively, ndërkaq këpucët e saj vërtet i duam të gjithë t’i kemi.

Sekretin e këpucëve të përsosura e di edhe supermanekinia Miranda Kerr, e cila gjithmonë zgjedh modele të sofistikuara, të cilat rrinë perfekt me stilin e saj të veshjes paksa klasik, por gjithmonë të efektshëm. E tillë i është edhe zgjedhja e këpucëve. Gjithmonë të efektshme.

A post shared by Blake Lively (@blakelively) on Aug 22, 2018 at 5:21pm PDT

Mirëpo e di mirë edhe se çfarë do të thotë këpucë cilësore dhe dizajn unik, e di edhe ish-supermanekinia Naomi Campbell, e cila gjithashtu mu gjithmonë ngazëllen me zgjedhjen që e bën.

A post shared by Naomi Campbell (@naomi) on Jun 4, 2018 at 4:45pm PDT

Dhe e fundit të cilën gjithsesi duhet ta përmendim si edhe një njohëse të mirë të këpucëve, gjithësi është edhe një princeshë në këtë listë, natyrisht, Meghan Markle. Stili i saj i modës tashmë ka hyrë në të gjitha analet e trendëve.

A post shared by Meghan Markle (@meghan_markle) on Jul 11, 2018 at 8:47am PDT

Edhe pse “çmimi” i kësaj liste është goxha i lartë, do të pajtohemi gjithsesi që është leksioni i shijes së mirë – prandaj vetë mbretëreshat duhet t’ju jenë inspirim i ardhshëm. /Telegrafi/