“Zgjedhja e mashkullit të vitit 2019” edhe këtë vit do të mbahet në Maqedoni

Këtë vit për herë të dytë do të mbahet përzgjedhja e “mashkullit të vitit” në Maqedoni. Kjo ngjarje këtë vit do të mbahet më 27 nëntor (e mërkurë), në një nga hotelet më luksoze në vend “Double Tree by Hilton”.
Zgjedhja e mashkullit të vitit, që është nën organizim të magazinës online për meshkuj Friday.mk dhe agjencisë për organizimin e ngjarjeve të tilla Momentum Inc., ka për qëllim të shpërblejë meshkujt më të suksesshëm tek ne dhe të ndikojë në të ardhmen tek plani personal dhe profesional tek çdonjëri prej tyre.
Zgjedhja e mashkullit të vitit ka për qëllim t’i motivojë meshkujt në drejtim të ndryshimit të kufijve personal, të nxit në sjelljen e vendimeve pozitive që ndikojnë në cilësinë e jetës dhe punës sonë, si dhe të krijojë imazh në bashkësinë e bizneseve.
“Është nder dhe kënaqësi për të shpallur për herë të dytë ngjarjen e zgjedhjes së mashkullit të vitit për vitin 2019, që do të mbahet në Double Tree by Hilton. Pas ngjarjes së vitit të kaluar e cila kaloi shkëlqyeshëm dhe u pranua nga gjithë opinioni, si organizatorë kemi paralajmëruar se kjo zgjedhje duhet të vazhdojë të paraqesë një manifestim të vërtetë, me të cilin do të vendosim meshkujt e suksesshëm në piadestal dhe do ta bëjmë këtë ngjarje traditë. Edhe këtë vit do të zgjedhim 10 meshkujt më të suksesshëm në 10 kategori, ku kryesorja do të jetë “Mashkulli i vitit 2019”, thonë organizatorët.
Përndryshe, mashkulli i vitit do të zgjedhet në disa kategori, përkatësisht mashkulli i vitit me vlera të qëndrueshme, mashkulli menaxher i vitit, menaxher i huaj i vitit, menaxher i ri i vitit, mashkull me arritje më të mëdha kulturore, mashkull me arritje më të mëdha në sport, mashkull me arritje më të mëdha në shoqëri dhe zgjedhja e mashkullit sipas rrjeteve sociale. Çdo kategori do të ketë jurinë e vet që do të jep propozime për nominime dhe do të zgjedhej ata që kanë më shumë vota nga juria. Do të zgjedhen ato që i përmbushin kriteret e organizatorëve.
Vitin e kaluar fituesi i çmimit “Mashkulli i vitit” ishte mjeki Vlladimir Çadikovski, i cili e fitoi çmimin e mashkullit me arritje më të mëdha në shoqëri. Fitues tjerë ishin edhe Zhivko Mukaetiv, Dushko Çifliganec, ambasadori holandez Wouter Plomp, Gjorçe Stavrevski, Kire Llazarov, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, Trifun Kostovski dhe Ognen Janeski.
Kjo ngjarje është e mbështetur nga ana e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe Lidhjes së Menaxherëve të Maqedonisë, ndërsa njihet nga shumë kompani dhe individë të cilët mbështesin zgjedhjen e mashkullit të vitit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës