LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëspresidentja e MCC-së: Më ka pëlqyer cilësia e ajrit kësaj here në Prishtinë

Zëvendëspresidentja e MCC-së: Më ka pëlqyer cilësia e ajrit kësaj here në Prishtinë

Zëvendëspresidentja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit(MCC), Alicia Mandaville, gjatë vizitës së saj në Kosovë ka parë sot nga afër implementimin e projekteve të mbështetura nga kjo korporatë edhe në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Në vizitën e saj të parë në Kosovë, zëvendëspresidentja Mandaville tha se i ka pëlqyer cilësia e ajrit në Prishtinë, por sipas saj kjo varet edhe nga stinët e vitit.


“Më ka pëlqyer cilësia e ajrit kësaj here. Është hera ime e parë në Prishtinë, kështu që nuk mund të bëj krahasime sikur ta imagjinoja si ka qenë. Do të thosha se tani është më mirë. Nuk kam qenë më parë, por mund t’i shoh matjet se si do të jenë pas tri ditëve, gjë që është risi, pasi nuk ka qenë më herët. Është fantastike. Varet nga stina e vitit dhe pjesa e ditës se si është cilësia e ajrit. Kemi parë shi, kështu që pastron ajrin pak, por tani ka mundësi të bëhet monitorimi se si do të jetë cilësia e ajrit”, theksoi ajo.

Zëvendësministrja e Mjedisit Linda Çavderbasha duke folur për projektin e mbështetur nga MCC-ja dhe implementimin e tij në Kosovë, në veçanti për stacionet për matjen e cilësisë së ajrit dhe monitorimin e kualitetit të ajrit, tha se nëpërmjet këtij projekti janë hapur dyert për përmirësimin e sistemit të cilësisë së ajrit.

“Ne e dimë se kjo ka qenë mbështetja më e madhe për Kosovën, ngase Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk ka pasur mbështetjen e nevojshme, kështu që nëpërmjet këtij projekti ne kemi hapur dyert për një bazë për përmirësimin e sistemit të cilësisë së ajrit, por edhe për monitorimet në Institutin Hidrometeorologjik. Ka shumë për të bërë në fushën e hidrometeorologjisë në Kosovë. E mira është se ne tashmë kemi bërë studime për Institutin Hidrometeorologjik nëpërmjet një projekti tjetër, sepse fokusi i kësaj qeverie është mbrojtja e ujërave dhe mbledhja e të dhënave për shirat dhe hidrologji, dhe nëpërmjet projekteve të ndryshme jemi duke u munduar të sigurojmë ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi Çavderbasha.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Agron Shala ka kërkuar mbështetjen nga MCC-ja edhe për projekte të tjera për cilësinë e ajrit.

“(Mirënjohës) Për krejt punën që keni bërë, për pajisjet që i keni dhuruar dhe për monitorimin e cilësisë së ajrit, por ka nevojë edhe për të ardhmen me bashkëpunuar. Kështu për atë çka është bërë, do të vizitojmë tash një pjesë të tyre. Po ashtu është edhe një pjesë tjetër e projektit, që kemi nevojë edhe në të ardhmen për ta mbështetur edhe më shumë, për të mund të bëhet edhe një parashikim disaditor paraprakisht në aspektin e cilësisë së ajrit”, theksoi Shala.

Gjatë ditës përfaqësues të MCC-së kanë marrë pjesë edhe në një aktivitet tjetër në Prishtinë me rastin e përfundimit të programit 5-vjeçar “Gratë në Energji”, program ky që po kontribuon drejt kapërcimit të hendekut të madh gjinor në sektorin e energjisë në Kosovë, njofton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori