LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësohen asamblistët e Listës Serbe në veri të Mitrovicës, japin betimin ata nga Iniciativa Qytetare

Zëvendësohen asamblistët e Listës Serbe në veri të Mitrovicës, japin betimin ata nga Iniciativa Qytetare

Pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës Serbe në fillim të muajit nëntor, nga Kuvendi Komunal në veri të Mitrovicës, të mërkurën u betuan asamblistë të rinj të cilët do të vijnë nga Iniciativa Qytetare.

Gazetarja e Telegrafit, Elfije Boletini raporton se 14 asamblistët e rinj tashmë kanë dhënë betimin.


Telegrafi po ashtu ka siguruar emrat e 14 asamblistëve të rinj nga “Iniciativa Qytetare” , të cilët do t’i zëvendësojnë ish asamblistët e Listës serbe në Kuvendin Komunal në Mitrovicën veriore.

Në mesin e asamblistëve është edhe Dushan Millunoviq, nga GI SO.

Ndryshe, asamblistët e partisë Lista Serbe kanë hequr dorë nga pozita në fillim të muajit nëntor, në kundërshtim të vendimit për ri regjistrimin e targave të veturave. /Telegrafi/