LAJMI I FUNDIT:

Selimaj: Në Kosovë kishte ekspansion të veturave të vjetra, prandaj u shtuan aksidentet (Video)

Selimaj: Në Kosovë kishte ekspansion të veturave të vjetra, prandaj u shtuan aksidentet (Video)

Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës, Idriz Selimaj ka thënë se institucioni të cilin ai përfaqëson, ka themeluar “Task Forcën” me 10 persona.

“Në përpjekje për të dhënë kontribut në zbutjen e kësaj gjendje kemi themeluar ‘Task Forcën’ me 10 persona, ku gjysma do të jenë nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa gjysma tjetër nga shoqëria civile”, tha Selimaj.

Ai, në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se ka inxhinierë të kualifikuar në këtë grup, të cilët do të ndihmojnë në skanimin e gjendjes.

Selimaj ka thënë se pjesë e padiskutueshme e ekspertizës së aksidenteve duhet të jetë gjendje e rrugëve.

“Pjesë e çdo hulumtimi duhet të jetë tereni. Faktori i parë është të konstatohet gjendja e rrugëve. Faktori i dytë është gjendja e makinave, se çfarë mjete kemi në rrugë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Qendrat e kontrollit teknik duhet të monitorohen nëse po e kryejnë punën si duhet”, shtoi më tej Idriz Selimaj.

Zëvendësministri Selimaj ka thënë se rritja e numrit të aksidenteve gjatë verës ka të bëj me dyfishimin e automjeteve që qarkullojnë në komunikacion.

“Përpos dyfishimit të mjeteve për shkak të pushimeve, kemi edhe një ekspansion të automjeteve në Kosovë kur rrugët janë të njëjta”.

Selimaj ka thënë se prezenca e policisë në komunikacion ka një efekt të madh në parandalimin e aksidenteve.

“Ne jemi dëshmitar se kur policia është e vendosur në mënyrë statike në një pikë, pjesëmarrësit në komunikacion sinjalizojnë njëri tjetrin dhe shpejtësia e automjeteve ulet gjithsesi”, tha ai.

Pjesëtari i qeverisë ka thënë se edhe autobusët po e pengojnë shumë komunikacionin pasi ndalen vend e pavend.

“Stacionet e autobusëve duhet të kenë hapësirë që të ndalen, në mënyrë që të lëshojnë krahun për mjetet tjera të komunikacionit”, deklaroi Selimaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori