PDK sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës po qëndron sërish sot para Qeverisë së Kosovës, prej nga po kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkojë në Kuvend dhe të vazhdojë procesi i konstituimit të tij.
PDK këtë herë para Qeverisë janë bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës. Të pranishëm janë edhe deputetë të Aleancës.
“Edhe sot, përsëri dhe përsëri, bashkë me asamblistët dhe aktivistët nga Komuna e Mitrovicës, para Qeverisë:
Stop uzurpimit të institucioneve. Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit.
Qytetarët presin punë dhe mbështetje. Shteti pret zhvillim dhe përparim.
Nuk do të zmbrapsemi. Nuk do të ndalemi. Deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve”, theksuan nga kjo
Deputetët e PDK-së prej disa ditësh po qëndrojnë për disa orë në hyrje të objektit të Qeverisë duke kundërshtuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga Kurti dhe duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve.







































