LAJMI I FUNDIT:

Sallahu fajëson Gjykatën Kushtetuese për vonesën në implementimin e shumë ligjeve të miratuara në Kuvend

Sallahu fajëson Gjykatën Kushtetuese për vonesën në implementimin e shumë ligjeve të miratuara në Kuvend
Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu gjatë intervistë në “Përballje” Foto: Ridvan Slivova

Pesë ligje të miratuara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ligji për Paga në sektorin publik, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme si dhe Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, kanë përfunduar në Kushtetuese pas pretendimeve se janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.


Së fundmi në këtë institucion nga opozita është dërguar për vlerësimin e kushtetutshmërisë edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Ligjet e Qeverisë Kurti po përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, Miftaraj: Mungesë e ekspertizës në hartimin e politikave
Lexo po ashtu Ligjet e Qeverisë Kurti po përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, Miftaraj: Mungesë e ekspertizës në hartimin e politikave

Disa prej ligjeve ka muaj që janë duke u shqyrtuar në Kushtetuese e sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, këto janë vonesa të tejzgjatura dhe të paarsyeshme.

Ai tutje ka thënë se ky është cenim i drejtpërdrejt i demokracisë përfaqësuese dhe i funksionit kushtetues legjislativ i Gjykatës Kushtetuese.

“Jo pa shkak, në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese janë vendosur afate nga Kuvendi i Kosovës se kur duhet të përfundojë vlerësimi i kushtetutshmërisë së një akti të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Pra, krejt kjo është bërë për të moscenuar organizimin, funksionet dhe kompetencat kushtetuese të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Sipas tij, afati i vetëm i respektuar nga Gjykata Kushtetuese në shqyrtim dhe vlerësim të kushtetutshmërisë së akteve të Kuvendit është afati joligjor.

“Për më tepër, kjo sjellje joligjore e Gjykatës Kushtetuese godet në thelb politikat ligjore të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, si dhe funksionet e tyre kushtetuese në përmbushjen e interesave të qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar zëvendësministri i Drejtësisë.

Ndryshe edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ditë më parë ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese është bërë institucion aleat me opozitën.

E numri i ligjeve të Kuvendit që janë dërguar nga opozita për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese është më i lartë në këtë legjislaturë, në raport me legjislaturat paraprake, sipas Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në një prononcim për Telegrafin, ai ka deklaruar se përderisa kjo është mundësi kushtetuese që i takon deputetëve, në vetvete inicimi i ligjeve në Gjykatë nuk mund të konsiderohet si diçka negative.

“Në anën tjetër, jo në pak raste, Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë respektuar Kushtetutën me rastin e miratimit të ligjeve”, u shpreh Miftaraj, duke shtuar se kjo legjislaturë është ndër legjislaturat që ka pasur qasjen më shpërfillëse në raport me Kushtetutën e vendit.

“Duhet theksuar këtu Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili është shpallur kundër kushtetuese, apo edhe Projektligjet në proces, siç është Projektligji i ri për Ndryshimin e Ligjit për KPK, Projektligji për Ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, Projekt Kodi Penal dhe Projekt Kodi i Procedurës Penale etj”.

Ai tutje tha se për fat të keq ka pasur ligje kundër kushtetuese që janë miratuar në Kuvend, e të cilat nuk janë iniciuar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Në anën tjetër sipas tij, në këto raste problematike është fakti se deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjet e atakuara pezullohen automatikisht.

Për dërgimin e ligjeve nga opozita në Kushtetuese është deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti në një nga mbledhjet e Qeverisë.

Para kabinetit qeveritar, ai ka thënë me këto veprime opozita po i pengon reformat në fusha të caktuara.

Kreu i ekzekutivit tutje ka shtuar se nuk mbahet mend që kaq shumë ligje janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese për një kohë kaq të shkurtër.

“Të tre këto ligje (Byroja) bashkë me çmimet tavan, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. Madje Ligji për KPK-në ka më shumë se gjashtë muaj në trajtim. Në historinë e shtetit të Kosovës nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar. Pavarësisht kësaj përkushtimi ynë mbetet po i njëjti, zelli më i madh, ecja jonë nuk do të ndalet. Sot po e bëjmë hapin e radhës me Strategjinë kundër Korrupsionit”, është shprehur Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori