LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri Radomiroviq publikon dokumente, thotë se Lista Serbe vodhi paratë e taksapaguesve të Kosovës

Zëvendësministri Radomiroviq publikon dokumente, thotë se Lista Serbe vodhi paratë e taksapaguesve të Kosovës

Zëvendësministri në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviqit është duke vazhduar me publikimin e disa dokumenteve, që sipas tij, dëshmojnë vjedhjet që Lista Serbe i ka bërë.

Së fundmi, Radomiroviq ka publikuar një dokument, ku thotë se kur Zoran Todiq ka qenë kryetar i Lepsaviqit, janë blerë perde në vlerë prej 15 mijë euro, transmeton Telegrafi.


“Perde në komunën e Leposaviqit për 15 mij euro, e pabesueshme. Një tjetër në një seri grabitjesh në listën e zezë”, ka thënë ai.

Po ashtu, zëvendësministri ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka investuar në veri për një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet, por që parat janë vjedhur nga Lista Serbe.

“Më tej do të shihni se Qeveria e Kosovës ka investuar shumë para në veri të Kosovës, për një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet. Fatkeqësisht, ato para u përdorën për Slavko Simiqin, Todiq. Ivan Milojeviq, ata blen prona të shumta në Serbi dhe Mal të Zi”, thekson mes tjerash ai.

Gjithashtu, Radomiroviq thotë se në veri janë vjedhur taksapaguesit e Kosovës, ai ka pohuar se Qeveria ka dhënë para edhe për krijimin e disa qendrave, rregullimin e rrugëve, e investime tjera, por që udhëheqësit e komunës së Leposaviqt, në atë kohë nuk kanë realizuar asgjë.

“Nëse vazhdojmë kështu, do të na duhen disa vite për të publikuar gjithçka. Ftojmë të gjithë gazetarët e pavarur që të vizitojnë komunën e Leposaviqit, ata do të mund të njihen me shkallën e plaçkitjes së qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës nga Zoran Todiq, Slavko Simiq, Ivan Milojeviç”, ka deklaruar ai, ndërsa ka publikuar edhe një dokument.

Po ashtu, ai ka pohuar se në komunën e Leposaviqi është nënshkruar vendim për blerjen e traktorëve mijëra euro, ndërsa çmimi ka qenë rreth 900 euro.

Zëvendësministri Radoiçiq po ashtu ka publikuar një dokument, ku përmes të cilit thotë se Serbia ka financuar një shkollë, e në të njëjtën kohë Qeveria e Kosovës kishte ndarë mbi 100 mijë euro.

Zëvendësministri është duke vazhduar me publikimin e dokumenteve të shumta mbi keqpërdorimet që janë bërë në atë pjesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori