LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Drejtësisë paralajmëron miratimin e koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Zëvendësministri i Drejtësisë paralajmëron miratimin e koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu, ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet për miratim në qeveri koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet në qeveri për miratim koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, njofton Sallahu përmes një shënimi në Facebook.


“Pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë”, njofton më tej Zëvendësministri i Drejtësisë, përcjell Telegrafi.

Sallahu thotë se me këtë projektligj do të pasurohet sistemi ligjor për konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme.

“Iniciativa e hartimit të këtij projektligji do ta pasurojë sistemin ligjor të konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme. Projektligji do të draftohet në bashkëpunim me të gjithë ata që shprehin interes në këtë fushë”, ka shkruar ndër të tjera Blerim Sallahu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori