LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Drejtësisë: Janë vërtetuar keqpërdorimet e Nehat Thaçit

Zëvendësministri i Drejtësisë: Janë vërtetuar keqpërdorimet e Nehat Thaçit
Nehat Thaçi, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga ai.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.


Përmes një postimi në Facebook, Sallahu shkruan se pretendimet e tyre ishin të drejta.

“Sapo pranuam Vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për shkarkimin e z. Nehat Thaçi – drejtor i SHKK-së. Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga tashmë ish-drejtori i ShKK-së, z. Nehat Thaçi”, thekson ai.

Sallahu shtoi se “Pretendimet tona që u provuan si të drejta, do të shërbejnë edhe si dëshmi shtesë për Prokurorinë Speciale, ku e kemi dorëzuar kallëzimin penal ndaj të shkarkuarit në fjalë dhe të tjerëve të përfshirë në këto raste”.

“Siç kemi thënë në vazhdimësi, do të jemi të pakompromisë ndaj shkeljeve dhe dukurive tjera negative përbrenda institucioneve. Shteti i së drejtës nuk ka alternativë”, ka shkruar Sallahu në “Facebook”.

Ndryshe rreth një muaj më parë Sallahu ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi është pezulluar nga detyra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori