LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Drejtësisë çuditet pse Simiq ka thënë “PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë”

Zëvendësministri i Drejtësisë çuditet pse Simiq ka thënë “PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë”

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, është kapur tek një detaj që ka përmendur përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiq, në audio-incizimin që përfshihet shefja e GP Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë dhe do të përballem me ta sa të jem gjallë. Me atë proces të montuar dhe përpjekjen për të më arrestuar dhe të gjitha akuzat, kështu që kurrë, po kurrë, ata nuk mund të më japin urdhra e instruksione mua. Kjo është për atë që the ti më herët që ne marrim instruksione prej PDK-së”, ka lexuar Simiq.


Ndërsa Sallahu një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është habitur pse Simiq dëgjohet duke thënë se “PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë”.

“Si është e mundur të thuhet diçka e tillë kur përfqësuesit e Listës Serbe bashkë me PDK-në dhe partitë opozitare kanë realizuar secilin dëshirë dhe qëllim për interesa tërësisht personale në dëm të shtetit të Kosovës”, shkruan ai.

Sipas tij, kjo tregon se keto audioincizime janë të porositura nga eksponent medial dhe opozitarë për ta shpërlarë sadopak PDK-në nga bashkëpunimi i ngushtë me Listën Serbe.

“Pra, PDK, mundohet të pastrohet përmes Listës Serbe”, thotë ai.

“Megjithatë qytetarët e Kosovës ju njohin dhe nuk ua harrojnë dëmet e mëdha që ia keni bërë vendit në koordinim dhe bashkëveprim të ngushtë me Listën Srpska të themeluar nga ish lideri i PDK-së”, shkroi në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori