LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri serb do zbrazjen e Kosovës, “na duhet politika e Milosh Obrenoviqit”

Zëvendëskryeministri serb do zbrazjen e Kosovës, “na duhet politika e Milosh Obrenoviqit”

Zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviq, ka thënë se nuk e di pse qytetarët e Serbisë qendrore janë të “irrituar” me vendimin që automjetet me targa RKS (Republika e Kosovës) të lëvizin lirshëm në Serbi, pa afishe, duke thënë se këtë duhet parë në kontekst më të gjerë.

“Pse po nervozohemi? Lërini të udhëtojnë. Aty do të shkojnë 300,000, 500,000 njerëz (në BE, pas liberalizimit të vizave). Të tregohemi pak të mençur politikisht, na duhet pak politika e Milosh Obrenoviqit, pak durim (Milosh Obrenoviq është ndër inspiruesit e parë të doktrinës së shenjtë serbe për asgjësimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre). Nuk është e gjitha tani për tani”, tha Vuçeviq.


Siç raporton “N1” ai vlerësoi se duhet parë në pamje më të gjerë, kush çfarë fiton dhe kush çfarë humb, duke thënë se Serbia me atë vendim “nuk humb asgjë dhe nuk fiton asgjë”.

“Kam lexuar diku një koment që i kemi lejuar shqiptarët nga Kosova të udhëtojnë me dokumentet e tyre të udhëtimit. Pra, ku udhëtojnë? Ata udhëtojnë në vendet ku u janë hequr vizat. Pra, për çfarë jeni të mërzitur? Jini pak të zgjuar politikisht. Cili është problemi që po shkojnë në Zvicër, Gjermani apo kudo që shkojnë? Çfarë duhet të bëjmë, getoizimi? Lërini të shkojnë atje ku mendojnë se është më mirë. Aleatët e tyre ua kanë hequr vizat, kështu që le të shkojnë atje tek ata”, tha Vuçeviq, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, fakti që Serbia i lejon banorët e Kosovës të udhëtojnë nëpër Serbi, duke përdorur dokumentacionin apo targat e lëshuara nga administrata në Prishtinë, “absolutisht nuk do të thotë njohje e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës”.

“Ne vendosim kudo një shënim që të lësh dikë në territorin e Serbisë qendrore me ato targa, me atë letërnjoftim, dokument udhëtimi të lëshuar nga Prishtina, nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës dhe as Serbia nuk do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e asaj që ata e quajnë Republika e Kosovës”, tha ai.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori