LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi vizitoi Kompaninë “Intercoop Group”

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi vizitoi  Kompaninë “Intercoop Group”

Zëvendëskryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Ramiz Kelmendi ka vizituar të premten Kompaninë “Intercoop Group” në Pejë, e cila që nga fillimi i punës e deri me tani vepron suksesshëm në tregun Kosovar, duke ofruar dhe prodhuar produkte ushqimore të kualitetit shumë të lartë.

‘Intercoop Group’ është prodhues / përpunues edhe i këtyre produkteve:
– Inn kafe turke,
– patatinave“ Chipsich”,
– sheqerit kokërr “Interpack”,
– ujit dhe lëngjeve të gazuara “HappyDrinks” dhe
– Vodka Romana

Gjatë vizitës, zëvendëskryeministri në detyrë Kelmendi i informoi drejtuesit e kompanisë “Intercoop’ rreth Pakos Fiskale 2, si dhe për planet e ardhshme dhe punën që ka bërë qeveria Mustafa në këtë mandat qeverisës. /Telegrafi/