LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësimi i orëve përplas përfaqësuesit e MASHT-it dhe SBASHK-ut, përmenden inate e hatërmbetje (Video)

Zëvendësimi i orëve përplas përfaqësuesit e MASHT-it dhe SBASHK-ut, përmenden inate e hatërmbetje (Video)
Valmir Gashi, Rrahman Jasharaj

Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, është diskutuar për orët e humbura të mësimit gjatë grevës së organizuar nga SBAShK dhe për mënyrat e mundshme se si do të zëvendësoheshin ato.

Gjatë këtij emisioni përfaqësuesi nga Ministria e Arsimit dhe kryetari i SBASHK-ut kanë treguar dallimet në lidhje me fundit e problemit.


Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u ka thënë se Ministri i Arsimit është dashur të dijë se si funksion Ligji i grevave dhe se sipas tij ky ligj nuk parasheh zëvendësim të orëve mësimore.

Nga ana tjetër ka reaguar Valmir Gashi nga MASHT, i cili në kundërpërgjigje ndaj Jasharajt ka thënë se nuk është e vërtet se Ligji thotë që orët e humbura nuk duhen zëvendësuar.

Këshilltari i Ministrit të Arsimit ka thënë se SHBASHK-u duke mos pranuar ofertën fillestare nga Ministria e Arsimit “ le që nuk ka mundur të ngrejë koeficientin e pagave për arsimin, por kanë humbur edhe ofertën e ngritjes në karrierë”.

Valmir Gashi nga MASHT: Presim SBASHK-un deri të premtën, vendimi për zëvendësimin e orëve mbetet në fuqi (Video)
Lexo po ashtu Valmir Gashi nga MASHT: Presim SBASHK-un deri të premtën, vendimi për zëvendësimin e orëve mbetet në fuqi (Video)

Kryetari i SBASHK-ut ka reaguar duke thënë se kjo që po thotë zyrtari  nga MASHT, është shumë e pavërtetë.

“Ministri tinëz bashkë me Komisionin parlamentar për Administratë kanë mbajtur mbledhje në Bord e jo në Prishtinë”, ka thënë Jasharaj në përgjigje të Gashit.

Jasharaj ka thënë se ministri aktual i Arsimit, Shyqeri Bytyçi më së paku ka bërë për arsim në krahasim me paraardhësit e tij.

Jasharaj: Orët me zor nuk i mbajmë, zëvendësim të mësimit nuk do të ketë (Video)
Lexo po ashtu Jasharaj: Orët me zor nuk i mbajmë, zëvendësim të mësimit nuk do të ketë (Video)

Nga ana tjetër Gashi ka thënë se është kompetencë e Ministrisë që të merr vendim për ecurinë e procesit mësimor dhe sipas tij SBASHK-u ka mundur të bëj ndonjë deklaratë në kundërshtim apo përkrahje të vendimit.

“Kjo më tepër ngjanë në inate. Ndoshta dikush ka pritur që vendimi [për zëvendësimin e orëve mësimore] ka pritur të merret në ndonjë institucion tjetër apo Parlament. Pra kanë pritur të merret vendimi edhe aty ky është marrë vendimi për ndërprerjen e grevës”, tha Gashi.

Jasharaj në reagimin e tij tha se pikërisht problemi është te lufta që kanë mes vete.

“Ne inate s’kemi…ne nuk jemi pyetur se kush duhet të jetë në takim. A ka shanse që ne të caktojmë Kryeministrit ose Kadrisë kë do të ketë në kabinet…Ministrit i ka mbetur hatri te unë pa fajin tim. Unë nuk jam pyetur nëse do të jetë ministri në takim”, tha Jasharaj në përgjigje të zyrtarit nga Ministria e Arsimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori