LAJMI I FUNDIT:

Zenun Elezaj arsyeton mos dhënien e dorëheqjes pasi iu ngrit aktakuza

Zenun Elezaj arsyeton mos dhënien e dorëheqjes pasi iu ngrit aktakuza
Zenun Elezaj - Kryetar i Klinës, Foto: fb.com/kallxo

Në debatin ‘Jeta në Komunë’ përballë Jeta Xharrës ishte i ftuar kryetari i Klinës, Zenun Elezaj. Elezaj u ballafaqua me zotimin e tij të dhënë gjatë fushatës elektorale se ai do të jepte dorëheqje nëse ndaj tij ngritet aktakuzë. Për herë të parë Elezaj foli për çështjen e aktakuzës për punësimin e vajzës së tij.

Zenun Elezaj në vitin 2019 ishte akuzuar nga Prokuroria e Pejës për konflikt interesi pasi kishte themeluar komisionin për punësimin e doktorëve, ku ishte punësuar edhe vajza e tij.


Në lidhje me këtë aktakuzë i pari i Klinës për herë të parë deklaroi për emisionin “Jeta në Komunë” se nuk i kujtohej nëse ka dhënë premtim se pas aktakuzës do të jepte dorëheqje dhe se nuk e konsideron veten fajtorë.

“Mu kujtu pasi e pashë mirëpo aktakuza e ngritur ndaj meje është e padrejtë shumë, aktakuza është ngrit për mos lajmërim të konfliktit të interesit, unë nuk e kam ditë që është dashtë me e lajmëru Agjencinë Kundër Korrupsion”, deklaroi Elezaj.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Pejës, Zenun Elezaj ka marrë pjesë personalisht në çështjen e punësimit të vajzës së tij si mjeke në Klinë pasi personalisht ka marrë vendim me të cilin e ka formuar komisionin për përzgjedhjen e kandidatit, dhe më pas ky komision e ka përzgjedhur vajzën e kryetarit si kandidaten e suksesshme.

Të pranishëm në këtë debat ishin edhe ish kandidati për kryetar Komune Sokol Bashota, si dhe asamblistët Tush Dedaj, Mendehie Duraku dhe Esat Rraci./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori