Goditja me shuplakë e Will Smith ndaj Chris Rock në “Oscars”, la audiencën dhe shikuesit në shtëpi të shokuar.

Por, kjo nuk është hera e parë që ylli i filmit dhe nga aktori i humorit kanë një mosmarrëveshje.


Në fakt, mes dyshes kanë lindur hatërmbetje gjatë pesë viteve të fundit falë batutave të përsëritura të bëra në 'kurriz' të Will.

55885097 0 image a 23 1648438367992

Kur udhëhoqi “Oscars” në vitin 2016, Chris u fut në telashe me aktorin kur përdori gruan e Will, Jada Pinkett Smith, si material shaka në monologun e tij hapës.

Në një hapje, Chris  u tall me Jada, me të cilën ai ka punuar në filmat e animuar “Madagascar”, për bojkotimin e “Oscars” kur Will nuk arriti të nominohej për filmin “Concussion”.

55885177 0 image m 13 1648438029771

“Jada u zemërua, tha se nuk do të vinte. Jada të bojkotojë Oscars është si unë të bojkotoj brekët e Rihannës. Unë nuk isha i ftuar”, tha Chris, shkruan DailyMail. 

“Ti zemërohesh. Nuk është e drejtë që Will ishte kaq i mirë dhe nuk u nominua. Gjithashtu nuk është e drejtë që Will u pagua 20 milionë dollarë për Wild Wild West”, kishte thënë ai.

55885209 0 image a 14 1648438036396

Por sulmet nga Chris nuk u ndalën me kaq. Duke i shtuar më shumë zjarr, në vitin 2018 komediani postoi një koment të diskutueshëm në lidhje me aktorin në mediat sociale për martesën e tij të mëparshme.

Will kishte postuar një foto duke i uruar ditëlindjen ish-bashkëshortes së tij, Sheree Zampino dhe Chris postoi një koment që u bë virale atë kohë.

55885217 0 image a 15 1648438138585

“Uau. Ju keni një grua shumë të kuptueshme”, kishte shkruar Chris në urimin e Will për ish-partneren.

Ky koment u bë kryetituj në media, duke pasur parasysh se Chris ishte talluar me Jada dhe Will gjatë “Oscars” në 2016.

277111221 360906745948103 6478012591788855 n 1

Megjithatë, të dielën mbrëma (27 mars), dukej se Will më në fund kishte duruar mjaftueshëm pasi Chris bëri një shaka sërish për prerjen e flokëve të rruar të Jadës.

Jada është shprehur e hapur për luftën e saj me rënien e flokëve për shkak të alopecisë. Në dhjetor ajo postoi një video ku shihej pa flokë.

'Tani në këtë pikë, unë mund vetëm të qesh. E dini që kam luftuar me alopecinë dhe krejt papritur një ditë, shikoni këtë linjë pikërisht këtu”, tha ajo në klipin në Instagram.

55894581 10658643 image a 12 1648454372582

Menjëherë pas momentit tronditës të dielën, një burim i tha Us Weekly se Chris përsëriti fjalimin e tij pa përmendur Jada. Burimi shtoi se Will nuk ishte i pranishëm në prova.

Gjatë ndarjes së çmimeve “Oscars” të së dielës, Will, dukshëm emocionues, u kthye në ndenjësen e tij pasi goditi Chris-in dhe bërtiti: 'Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote’.

Pas incidentit, Will dhe Jada thuhet se kanë mbajtur duart gjatë gjithë ceremonisë.

Marrëdhënia e hapur e çiftit ka qenë një çështje e diskutueshme, pasi ka ndezur një bisedë kaotike në ngjarje të ndryshme të mbushura me yje dhe ka bërë që aktori të insistojë se 'kurrë nuk ka patur pabesi' në martesën e tyre. /Telegrafi/