LAJMI I FUNDIT:

Zeneli: Lufta e Kosovës u përkrah në esencë nga shteti gjerman

Zeneli: Lufta e Kosovës u përkrah në esencë nga shteti gjerman

“Për Gjermaninë” është libri i botuar nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani gjatë viteve të 90’ta, Bashkim Zeneli. Ai në Zona B të Klan Kosovës ka treguar për librin e tij, i cili rrëfen historinë prej diplomati në Gjermani, motivimin për punën, prapaskenat për takimet rreth çështjes së Kosovës dhe thellimit të bashkëpunimit gjermano – shqiptar.

“Më ka frymëzuar Gjermania për disa arsye. Epoka pas luftës së dytë botërore, përpjekja për rimëkëmbje, përpjekja për bashkim me Gjermaninë Lindore dhe një vetëmohim i atij populli për të ndërtuar Gjermaninë jo vetëm në ato vite, por vazhdimisht një Gjermani moderne, lokomotivë të Europës.  Unë edhe sot mendoj se në Europë me Gjermaninë bëhet gjithçka, pa Gjermaninë s’bëhet asgjë,” ka thënë Zeneli, njofton Klan Kosova.


Më tej ish-ambasadori Zeneli ka thënë se duhet nderuar politikanët gjermanë dhe ka treguar për vizitat e analistëve dhe publicistëve kosovarë në Gjermani si dhe për përshtypjen e gjermanëve për Shqipërinë dhe shqiptarët në atë kohë.

“Këta njerëz duhet nderuar, ministri i Jashtëm Kinkel ka bërë shumë, ministri i jashtëm Fischer, po ashtu ka bërë shumë. Unë i kam përshkruar edhe vizitat e mjaft analistëve të Kosovës të asaj kohe në Gjermani, kam ndjekur mjaft nga ato aktivitete dhe kanë qenë të pranueshëm për konceptin moderues dhe jo gjithkush ka qenë i pranueshëm për Gjermanin.  Mesazhet ishin të qarta se me këtë Serbi nuk mund të vazhdohet”, tha Zeneli

“Kishim disa njohje që ishin të domosdoshme, kishim njohje me disa gazetarë të njohur gjermanë që vinin në Shqipëri në të 90’at.  Sapo prezantohesha si ambasador i Shqipërisë, ata thonin ‘ah kallashnikov!’”, duke aluduar në luftën civile dhe kaosin që po mbretëronte në Shqipëri.

“Me ardhjen e zotit Nano u pa një ndryshim, një dëshirë për stabilizim, një punë për luftën e krimit, për mbledhjen e armëve. U dha një mesazh i mirë te Gjermania”, tha Zeneli në Zona B.

Ai flet edhe për luftën e Kosovës. Thotë se kjo Luftë u ndihmua në fillim tërthorazi dhe më vonë edhe direkt nga Gjermania.

Sipas diplomatit shqiptar, ka pas shumë raste kur Gjermania ka mbyllur sytë për organizimet në ilegale të shqiptarëve për lirinë e Kosovës.

Zeneli ka shtuar se ka qenë edhe detyrë e Shqipërisë ta ndihmojë Kosovën në luftën për liri.

“Gajlja e Kosovës ishte pozitive, pasi i takonte shtetit shqiptar të luftonte për Kosovën. Në njëfarë mënyre edhe dihej se shqiptarët e Kosovës kryenin ushtrime në Shqipëri, por bëhej një mbyllje e syrit.  Mua më kanë thënë se grumbullohen fonde në adresa të ndryshme, por ato bëhen për bamirësi për ndërtim të shkollave, spitaleve në Kosovë.  Në esencë ky është një kontribut, për ta përkrahur lirinë e Kosovës”.

Zeneli tregon për irritimin e ambasadorit serb ndaj aktivitet të tij, si për shembull në rastin kur ministri i Brendshëm i Gjermanisë lejon të lëshohen leje kalimi për kosovarët që shkonin në Shqipëri.

Ish-ambasadori ka deklaruar edhe se Kosova dhe Shqipëria nuk shiheshin si vende me rrezik për ekstremizëm fetar.

“Ambasadori i Serbisë reagonte edhe kur dilja unë në televizor, ai deri në fund ka mbrojtur vijën e Millosheviqit në një mënyrë edhe dogmatike.  Shumë shqiptarë të Kosovës kërkonin leje kalimi për në Shqipëri, por unë nuk mundja të lëshoja, pastaj ministri i brendshëm gjerman më dha leje tha: Bëje, lëshoju leje. Unë e njoftova edhe kryeministrin Majko për këtë”, tregon ai.

“Gjermanisë duhet t’i jemi shumë mirënjohës edhe dje edhe sot, për përpjekjet që po bën për rajonin, për Kosovën në veçanti, por edhe për Shqipërinë.  Madje Gjermania ka dërguar ushtarakët më të njohur në Kosovë”, tha Zeneli.

“Kosova dhe Shqipëria nuk evidentoheshin si vende me rrezik të fundamentalizmit, për Maqedoninë ka pas rezerva. Rezervat ndaj Maqedonisë ishin pasi edhe përplasjet etnike motivoheshin nga elemente religjioze. Meritë në qartësimin e kësaj situate kanë dhënë edhe shumë intelektualë shqiptarë”.

Ish-ambasadori ka folur edhe për heroin Fehmi Lladrovci.

“E kujtoj Fehmi Lladrovcin. Ai tha ‘ju falënderoj për punën që e bëni, për përkrahjen, por kjo punë pa luftë nuk bëhet dhe unë po iki’. Ai të nesërmen u nis për në Kosovë”, tregon Zeneli.

Promovimi i librit “Për Gjermaninë – histori diplomatike dhe kujtime”, bëhet në Universitetin e Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori