LAJMI I FUNDIT:

Zendeli: Kemi pritur që Pendarovski të prononcohet edhe për kompletimin e KSHZ-së

Zendeli: Kemi pritur që Pendarovski të prononcohet edhe për kompletimin e KSHZ-së

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, pas fjalimit vjetor të presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend, tha se janë të zhgënjyer që kreu i shtetit nuk u prononcua për nevojën për kompletimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) duke vlerësuar se me këtë ai dërgoi mesazh se zgjedhjet mund të jenë shumë kontestuese dhe jolegjitime.

“Nga presidenti i shtetit sot kemi pritur që të prononcohet sot për propozimin tonë për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Duke marrë parasysh se ai mund të jetë njëri prej kandidatëve për zgjedhjet ardhshme presidenciale, ndërsa do të kemi edhe zgjedhje parlamentare dhe duke qenë se KSHZ-ja nuk është e plotë, prisnim që presidenti të prononcohet qartë se KSHZ -ja duhet të kompletohet në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe atë që na imponon e drejta. Por ai nuk u prononcua për këtë çështje dhe jemi të zhgënjyer që si president i vendit për një çështje shumë të rëndësishme në vend, në shoqëri, nuk u prononcua”, tha deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, pas fjalimit të Pendarovskit.


Në vlerësimin e fjalimit të Pendarovskit, Zendeli theksoi se ka vetëm konstatime që të gjithë i dinë. Siç tha ai, në fjalime të tilla, presidenti duhej të ketë udhëzime, në cilin drejtim duhet të shkojnë gjërat dhe si të zgjidhen ato.

“Ne i dimë bllokimet që i kemi nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ato janë të vazhdueshme dhe nëse e lëmë mesazh të tillë, gjegjësisht presidenti Pendarovski dërgon mesazh të tillë, që do të shkojmë në zgjedhje pa u kompletuar KSHZ-ja, atëherë mesazhi është se këto zgjedhje mund të jenë shumë kontestuese, jolegjitime, sepse do të kemi KSHZ që nuk pasqyron atë që parashikon ligji dhe çfarë presin qytetarët në shoqërinë tonë”, tha Zendeli.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori