Gjesti u befasua me një tjetër dron në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ai mori një dron edhe këtë herë nga fansat, duke i treguar se ka mbështetjen e tyre.


Banori nga Kosova u shpreh i lumtur dhe reagoi menjëherë kur pa që droni ishte për të.

Foto: Screenshot/Instagram

“Zemrat që të ndjekin rrahin bashkë me ty”, thuhej në të.

Mes tjerash shkruhej: “Mos u ndal ka puls, Gjesti”.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjestit kjo do t’i ndihmojë tejet shumë në këtë lojë për faktin se ka më shumë se 150 ditë në izolim.

Ai nga Big Brother i Kosovës kaloi direkt në atë të Shqipërisë, duke mos qëndruar asnjë ditë të plotë jashtë.

Gjesti ka dhënë gjithçka për këtë lojë dhe shpreson se do ta fitojë. /Telegrafi/