ZEMRA IME ËSHTË NJË VETURË

Pär Lagerkvist (1891–1974)
Poezi nga: Pär Lagerkvist
Përktheu: Qerim Raqi
Zemra ime është një veturë që këlthet natën.
Unë ulem dhe dëgjoj se si lëvizë nëpër errësirë dhe përmes qytetesh që shkëlqejnë si xhevahirë të dendur.
Më në fund e shoh tek më pret,e zezë dhe e zbrazët, pranë portës sime. Unë qëndroj në dritare dhe e shikoj fshehurazi, është e vërtetë,
Por unë e dërgoj dikend poshtë duke i thënë: nuk e kam porositur këtë veturë, nuk e kam kërkuar zemrën time.
Dhe përsëri qëndroj vetëm. Dëgjoj një veturë që lëvizë nëpër errësirë dhe dritë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































