Personat e zemëruar janë irracionalë sipas kërkimeve psikologjike, ndërsa ata të trishtuar, pavarësisht humorit të rënë, arrijnë të mbështesin idetë e tyre tek arsyeja.
Nuk duhet të filloni një grindje kur jeni të nervozuar, sepse mund të shprehni gjëra që nuk i mendoni me të vërtetë, por që lëndojnë tjetrin. Por, për shkak të mënyrës se si funksionon truri ynë, ne jo vetëm që kemi më shumë gjasa për të humbur kontrollin e sjelljes gjatë zemërimit, por gjithashtu humbasim edhe kontrollin e atyre që besojmë.
Ja se si funksionon.
Imagjinoni sikur po ngisni makinën në një parkim të tejmbushur në një qendër tregtare, kur një burrë ju del përpara me celular në vesh dhe ngre pëllëmbën e dorës kundrejt jush. Çfarë do të thotë gjesti i tij? Cila është përgjigjja e duhur nga ana juaj? Duhet të bëni edhe ju të njëjtin gjest apo ndoshta duhet të bëni një gjest tjetër?
Si do ta interpretoni gjestin e burrit, si një kërkesë faljeje, një falënderim apo një komandë? Kjo varet shumë nga humori juaj në atë çast. Nëse jeni në një gjendje emocionale të keqe me shumë gjasa do ta interpretoni gjestin e burrit si një komandë nga ana e tij për të vazhduar ecjen, ndërsa qëndron në telefon. Nëse jeni në humor të mirë, do t’i jepni atij përfitimin e dyshimit dhe do ta shihni gjestin si një kërkesë ndjese për rastin dhe si një falënderim që i hapët rrugën.
Kjo ndodh, për shkak të atij që quhet efekti ngjitës i humorit, që do të thotë se kur ndiheni heq mendoni se të tjerët ndihen po ashtu keq. Kjo ka kuptim, por ideja është se jo të gjitha llojet e ndjesive negative kanë të njëjtën ndjesi në trurin tuaj.
Zemërimi jeton në trurin tuaj dhe ka aftësinë t’ju shtojë pulsin, t’ju rrisë presionin e gjakut dhe sekretimin e epinefrinës. Ndryshe është trishtimi që ndodhet në hipokampus dhe përbën një eksperiencë të humorit të keq që aktivizon kujtimet dhe interpreton eksperiencat tuaja, pa prekur domosdoshmërish trupin.
Profesori Galen Bodenhausen, një profesor psikologjie, ka ekzaminuar pyetjen nëse njerëzit e nervozuar dhe ata të trishtuar i shohin situatat shoqërore ndryshe?
Së pari, ai u kërkoi studentëve të kujtonin një episod që i kishte zemëruar shumë dhe të përshkruanin si kishte ndodhur. Të njëjtën kërkesë ua bëri disa studentëve të tjerë, por kësaj here me një kujtim të trishtuar. Efekti i këtij kujtimi e bëri grupin e parë pak më të zemëruar dhe grupin e dytë pak më të trishtuar.
Pastaj Bodenhausen u kërkoi studentëve të imagjinonin sikur ishin një panel gjykuesish të sjelljeve të këqija të studentëve, ku njëri përfshinte kopjimin në provim, ndërsa tjetri sulmin fizik. Ai u vuri studentëve që kishin gabuar dy emra të ndryshëm, njëri ishte hispanik, ndërsa tjetri jo. Ata që gjykuan zbuluan një të vërtetë të trishtuar. Kur dikush gjykonte me zemërim, ai mendonte se fajtor ishte personi me emrin hispanik, pasi arsyetimi i tij verbohej nga zemërimi dhe trurit të tyre i ndodhte efekti i kopjimit të gjendjes shpirtërore te mjedisi rrethues.
Kjo gjë nuk ndodhte te njerëzit që ishin të trishtuar apo në gjendje shpirtërore neutrale. Më pas, studiuesi bëri të njëjtin eksperiment, por kësaj here duke ndikuar vetë te studentët. Ai arriti të shkaktojë ndjenjën e zemërimit, të trishtimit apo neutralitetit te pjesëmarrësit e studimit, ndërsa u dha atyre të lexonin një ese, ku argumentohej rritja e moshës ligjore e ngasjes së makinave nga 16 në 18 vjeç.
Gjysmës së studentëve iu tha se eseja ishte shkruar nga ekspertët e policisë dhe gjysmës nga një grup studentësh. Rezultoi se studentët që ishin të trishtuar arsyetuan me logjikë dhe i formuan mendimet e tyre sipas përmbajtjes së argumentit të shkruar. Studentët e zemëruar u mbështetën te burimi dhe jo tek informacioni.
Zbulimet treguan se kur një person është i zemëruar, një zënkë kthehet kundër personit dhe jo kundër situatës. Ju ndoshta e dinit se zemërimi ju errëson aftësinë për të arsyetuar. Kjo funksionon sipas një mënyre shumë interesante: duket se zemërimi ju hap një kanal direkt me stereotipat, instinktet dhe bazimin te besëtytnitë, gjë që jo vetëm ju nxjerr nga sjellja e mirë, por ju çon drejt fjalëve që nuk i besoni me mendjen tuaj.
Nëse grindeni me personin tuaj të afërt kur jeni të zemëruar, opinioni juaj për atë njeri ka disa grimca mungese të informacionit dhe që nuk mund t’i besoni. Përpiquni ta shmangni sa më shumë marrjen e vendimeve kur jeni të zemëruar. Po ashtu, mos lejoni që kjo t’ju bëjë të arrini në përfundime për një person, sepse në të vërtetë ju nuk po i bëni llogaritë në bazë në informacionit të saktë që keni për të, por në bazë të ndjenjave tuaja të zemërimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut

Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë 'viktima'

Simptomat e alergjisë ndaj glutenit

Ndiheni të uritur sapo zgjoheni? Ja cili mund të jetë shkaku

Kreatinina e ngritur në gjak mund të tregojë sëmundje serioze: Një parametër që thotë shumë për shëndetin tonë

Kripa është një nga “vdekjet e bardha”: Mos e teproni dhe me çfarë mund ta zëvendësoni

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?