LAJMI I FUNDIT:

Zemërgjerësia është reaksion intuitiv

Zemërgjerësia është reaksion intuitiv

Nëse hulumtimin e interpretojnë në kuptim më të gjerë, i bie që njerëzit në thellësi të shpirtit megjithatë janë të mirë.

Zemërgjerësia është reagimi i parë kur duhet të marrim vendim të shpejtë, ka treguar hulumtimi i publikuar në “Scientific American”.

Në eksperiment të anketuarve u është dhënë një shumë e vogël e parave dhe është dashur të vendosin se sa do të investojnë në fondin e përbashkët.


Njërit grup i janë lejuar 10 sekonda për vendim, derisa grupi i dytë së pari është dashur të presë 10 sekonda, dhe pastaj të shfrytëzojë edhe 10 sekonda të tjera për marrjen e vendimit.

Grupi i parë në parim ishte më bujar, çka i ka shtyrë shkencëtarët në përfundimin që zemërgjerësia është reaksion intuitiv të cilin e ka të lindur njeriu.

Por, sapo të fitojë më shumë kohë në dispozicion, personi do të fillojë të sillet në mënyrë egoiste dhe të marrë vendime të tilla.

Presioni po ashtu luan rol të caktuar aty, kështu që në situatat kur jemi të shtyrë të marrim vendim në çast, zakonisht e bëjmë për të mirën e përgjithshme, ndonjëherë edhe në dëm të vetes, derisa vendimet na bëhen më egoiste sa më shumë kohë që të kemi për të vendosur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori