Presidenti çek, Millosh Zeman ka thënë se një raport i agjencisë ushtarake të Inteligjencës ka treguar se vitin e kaluar, Republika Çeke ka prodhuar dhe më pas shkatërruar një sasi të agjentit nervor, Noviçok.
Ky agjent nervor është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia në Britani.
Zeman ka thënë më 3 maj se një tjetër raport i agjencisë çeke të kundërzbulimit ka identifikuar agjentin nervor të shkatërruar si A230 dhe jo Noviçok, mirëpo duket se të dy bëjnë pjesë në familjen e njëjtë.
Noviçok është identifikuar në Britani si agjent nervor i përdorur për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, më 4 mars në Sallsbëri.
Britania ka fajësuar Rusinë për këtë helmim, pasi ky lloj agjenti nervor është prodhuar fillimisht në Rusi gjatë Luftës së Ftohtë.
Rusia ka hedhur poshtë çdo përfshirje duke insistuar se substanca mund të ketë ardhur nga Shtetet e Bashkuara apo Republika Çeke, për të cilat ka pretenduar se kanë kryer studime për këto grupe të helmeve, transmeton Evropa e Lirë.
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit çek, Andrej Babis, i ka cilësuar gënjeshtra akuzat e Rusisë, derisa Republika Çeke i është bashkuar dëbimeve masive të diplomatëve rusë për shkak të rastit Skripal.
Mirëpo Zeman, që njihet për qasjen e tij pro-ruse ka thënë më 3 maj se beson se agjenti që është testuar për kohë të shkurtër ka qenë Noviçok.
Qeveria çeke dhe agjencitë e inteligjencës nuk kanë komentuar deklaratat e tij.
“Ne kemi prodhuar Noviçok në sasi tejet të vogla. Ne e dimë kur dhe ku. Le të mos bëhemi hipokritë, nuk duhet të gënjejmë për këtë gjë”, ka thënë ai për një televizion çek.
“Vitin e kaluar, substanca A230 është testuar në një institut të ministrisë së Mbrojtjes në Bërno.Sasia ka qenë e parëndësishme. Pas testimit ajo është shkatërruar plotësisht”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel