LAJMI I FUNDIT:

Zemaj viziton pikën kufitare Kosovë-Shqipëri: Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë, t’i respektojnë masat e marra nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja

Zemaj viziton pikën kufitare Kosovë-Shqipëri: Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë, t’i respektojnë masat e marra nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, kanë vizituar pikën kufitare me Shqipërinë, për të parë implementimin e masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës lidhur me pandeminë COVID-19.

Zemaj ka kërkuar që të respektohen masat e marra nga IKSHPK-ja, duke thënë se duhet të jemi korrekt dhe të ruajmë shëndetin.


“Jemi Që të shohim edhe në praktikë sesi po qëndron çështja e lëvizjes së lirë. I lus të gjithë ata që hyjnë në Kosovë ti respektojnë masat e dhëna nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja”, tha Zemaj.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramandani tha se kalimi i kufirit në mënyrë të lirë nuk nënkupton që do ta rrezikojmë shëndetin e qytetarëve.

“Kalimi dhe lehtësimi i masave nënkupron lëvizjen e lirë duke u mbrojtur duke respektuar masat e marra si mbajtja e distancës, higjiena personale dhe bartja e maskave. Nëse Instituti sheh se qytetarët nuk po i zbatojnë këto masa atëherë do të detyrohemi të marrim masa më rigoroze deri në përkufizime të ndryshme të lëvizjes së lirë”, tha Ramadani.

Ramadani shtoi se këtë po e bëjnë për hir të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

“Virusi nuk ka këmbë ne mund ti japim këmbë duke rrezikuar shëndetin. Ne duhet t’i rikthejmë masat në rast se qytetarët nuk i zbatojnë këto masa”, tha Ramadani.

Ai shtoi se virusi më nuk e ka intensitetin e njëjtë, mirëpo nëse ai prek një organizëm të një qytetari i ka të njëjtat pasoja në shëndet sikurse në fillim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori