Nevoja e zbardhjes së vrasjeve, të cilësuara si vrasje politike në periudhën e pasluftës, vazhdon të jetë një temë shumë aktuale e ngritur nga politika sidomos këto ditët e fundit. Aq më tepër, kësaj çështjeje i ka kontribuar për ta bërë temë debati vetë presidenti i vendit me kërkesën e tij drejtuar Prokurorisë së Shtetit.
Por se a do të zbardhen përfundimisht vrasjet e pasluftës në Kosovë, a ka pasur dhe a ka prokuroria ndonjë rast të hapur për këto vrasje, kjo vazhdon të mbetet një pyetje akoma pa përgjigje.
Subjekti më i atakuar nga vrasjet e tilla gjithsesi është LDK-ja dhe zërat më të theksuar, që kanë kërkuar vazhdimisht zbardhjen e vrasjeve të kësaj natyre kanë ardhur nga ky subjekt politik.
Një nga përfaqësuesit më aktivë të LDK-së, kërkues të zbardhjes së këtyre vrasjeve është deputeti Armend Zemaj, i cili thotë se vrasjet e tilla politike janë bërë me skenar të përgatitur paraprakisht, se ka qenë subjekti politik LPK-ja, që i ka bërë listat se kush duhet ekzekutuar, kurse ekzekutorët më pastaj kanë vepruar sipas detyrës së ngarkuar nga shefat e tyre, shkruan gazeta Kosova Sot.
Zemaj thotë se personalisht ka pasur qasje në dosjet e përgatitura nga prokuroria për disa nga këto raste, e më saktësisht për rastin e vrasjes së Tahir Zemajt.
“Ne asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për drejtësi, jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe me angazhimin permanent, që të mund t’i ofrojmë ndihmë drejtësisë, për çka edhe nuk jemi të kënaqur për atë që është vërë deri më tani. Sido që të jetë, shpresojmë që drejtësia edhe pse e vonuar duhet që të ndërmarrë masat dhe ta thotë fjalën e vet. Deri më tash kjo pakënaqësi vjen nga fakti se vetë koha e kaluar me vite të tëra, që nga atentati që ka ndodhur në rastin konkret, kundër Tahir Zemajt, tregon që drejtësia nuk ka qenë efikase në zbardhjen e rastit dhe nxjerrjen e kriminelëve para drejtësisë, atyre që kanë dhënë urdhër dhe atyre që e kanë bërë këtë vrasje”, u shpreh Zemaj në një bisedë për “Kosova Sot”.
Ndryshe i pyetur për aludimin e tij në hartuesit e listave nga një subjekt politik dhe ekzekutimi me ato lista, ai tha se gjithmonë ka pasur perceptim dhe deklarata e opinione të ndryshme, por me një angazhim më të afërt është ardhur deri te një përfundim se diçka e tillë edhe ekziston.
“Edhe personalisht, por edhe me angazhimin tonë, thënë kushtimisht të të gjithë atyre që janë angazhuar, të gjitha ato që janë thënë deri më tani dhe janë bërë publike, janë edhe pjesë e dosjeve në prokurori. Pra, çdo gjë që e kam thënë deri më tani, edhe për përfshirjen e LPK-së në hartimin e listave, është pjesë e dosjeve të hetimit në prokurori”, u shpreh Zemaj.
Ai ka pohuar se pavarësisht që ka besim në Prokurorinë e vendit se do t’i qaset më me seriozitet zbardhjes së vrasjeve të pasluftës, derisa nuk do të ketë rezultate konkrete askush nuk mund të jetë i kënaqur me atë që është bërë apo që pritet të bëhet në vijim.
Ndërsa analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se vrasja e Ahmet Krasniqit është krimi më i madh dhe më i lehti për t’u zbardhur, shkruan Kosova Sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Speciale, edhe nëntë viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Regjistrohet edhe kryeministri Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë
“Kushtëzimi” i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit