LAJMI I FUNDIT:

Zemaj tregon radhitjen e komunave sipas zonave

Zemaj tregon radhitjen e komunave sipas zonave

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka folur për masat e reja që janë marrë në luftimin dhe parandalimin e përhpajes së COVID-19.

Zemaj ka thënë se këto masa lehtësuese nuk nënkupton që nuk duhet vazhduar të kemi kujdes edhe më tej.

“Masat të cilat sot e kanë marrë votën e qeverisë, konsistojnë që në ambiente të mbyllura ndalohet grumbullimi i më shumë se 30 personave, kurse në hapësirat e hapura ndalohet grumbullimi i më shumë se 50 persona. Kjo nuk nënkupton që ne nuk duhet vazhduar të kemi kujdes”, tha Zemaj.

Zemaj bëri të ditur edhe rangimin e komunave sa i përket rrezikshmërisë së përhapjes të virusit COVID-19.

“Për këtë javë në zonën e kuqe janë 9 komuna, në zonën e verdhë janë 6, kurse në zonën e gjelbër janë 23 komuna.

Në zonën e kuqe janë : Prishtina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Në zonën e verdhë janë: Vushtrria, Gjilani, Lipjani, Suhareka, Shtimja, dhe Vitia.
Në zonën e gjelbërt janë: Peja, Kllokoti, Ferizaji, Malisheva, Deçani, Kamenica, Skenderaji, Rahoveci, Juniku, Gjakova, Shterpca, Klina, Istogu, Novobërda, Prizreni, Drenasi, Kaçaniku, Hani i Elezit, Dragashi, Graçanica, Mamusha, Parteshi dhe Ranillugu.”, u shpreh Zemaj.

Ministri në detyrë u bëri thirrje subjekteve politike që tashmë kanë nisur fushatën që të jenë të kujdesshme dhe të zbatojnë masat e marra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori