LAJMI I FUNDIT:

Zemaj për menaxhimin e pandemisë COVID-19: Situata ka qenë nën kontroll

Zemaj për menaxhimin e pandemisë COVID-19: Situata ka qenë nën kontroll

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se tyre muajt e fundit të përballjes me pandeminë në Kosovë kanë qenë të vështirë.

“Hapja ka krijuar disbalancë të numrave dhe ngriti përgjegjësinë tonë për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Kam udhëheq një politikë dhe program që është hapje e kontrolluar dhe tash kemi një stabilitet të theksuar. Situata ka qenë nën kontroll. Në Kosovë është politizuar skajshmërisht. Me kapacitet tona kemi arrit sidomos pas masave të ndërmarra me 28 korrik që ta kthejmë situatën në stabilitet”, ka thënë Zemaj, për Klan Kosova.


Ai ka thënë se së fundmi ka rënie të numrit të të infektuarve dhe personave që trajtohen nëpër spitale.

“Po ecim lirshëm, por me kujdes të veçantë të menaxhimit të pandemisë. Si ministër kam ndërtuar raporte dhe me homologët e mi në rajon dhe përtej. Jemi në kontakt me organizata që bëjnë matjen e infeksionit dhe luftimin e pandemisë”.

“Kapacitet që ka Kosova janë tregues i qartë që të jemi të kujdesshëm. Primare është shëndeti, ndonëse ka presione të mëdha si nga fusha e ekonomisë… Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të vlerësojmë situatën sic është më së miri”.

Zemaj  i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta miratojë Ligjin për Rimkëmbje Ekonomike.

“Duhet të kalohen suazat partiake. Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të na ndihmonte shumë si Ministri e Shëndetësisë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori