LAJMI I FUNDIT:

​Zemaj për grevën e punëtorëve teknikë të spitaleve: Janë privatë, do shohim mundësitë për ndihmë

​Zemaj për grevën e punëtorëve teknikë të spitaleve: Janë privatë, do shohim mundësitë për ndihmë

Ministria e Shëndetësisë brenda dy dite pritet të vendosë nëse do të ketë shtesa në paga për 2 mijë punëtorët teknikë të spitaleve të Kosovës që kanë hyrë sot në grevë. Mirëpo, kjo nuk i ka zmbrapsur Sindikatën e Punëtorëve të Sektorit Privat nga greva, të cilën thonë se do ta pezullojnë vetëm kur të dalin mjetet shtesë.

Lidhur me këtë çështje, sot kanë mbajtur takim ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, u.d. drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi me kryetarin e SPSPK-së, Jusuf Azemi.


Pas takimit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se sot ose nesër do të diskutojnë në Qeveri nëse ka kapacitete buxhetore që t’iu ndihmohet këtyre punëtorëve, derisa ka potencuar se të njëjtit janë ndihmuar përmes ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Treguam edhe mundësitë të cilat i ka ShSKUK, duhet t’i adresohem Qeverisë së Kosovës. Ligji për rimëkëmbje ekonomike ju ka dhënë imput kompanive private dhe do të shohim cila është mënyra tash e shpërndarjes së atyre të mirave, eventualisht gjatë ditës së sotme ose nesër duhet t’i sqarojmë edhe pozicionin tonë me Qeverinë e Kosovës, nëse eventualisht ka kapacitete buxhetore që t’iu jepet ndonjë ndihmë e caktuar. […] Po nuk mund, sepse nuk është në kompetencën tonë, Ligji për rimëkëmbjen ekonomike ju ka ndihmuar këtyre kompanive, ata kanë marrë diku ka 290 euro për kokë të punëtorit, ndërsa edhe gjatë muajve të pandemisë janë paguar në mënyrë të rregullt këto kompani dhe ata punëtorë i kanë marr pagat e rregullta. Këta janë punëtorë privatë dhe duhet ta kuptojmë qartë punojnë në klinikat tona, është shumë e arsyeshme që eventualisht nëse ka mundësi buxhetore që t’iu ndihmohet sado pak”, tha ai.

​Azemi pas takimit me Zemajn: Greva e punëtorëve teknikë do të vazhdojë
Lexo po ashtu ​Azemi pas takimit me Zemajn: Greva e punëtorëve teknikë do të vazhdojë

Kurse kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi tha se më së largu nesër do të merret vendimi për shtesat për punëtorët teknikë.

“Kërkesat tona janë reale dhe ministria dhe drejtori i ShSKUK-së i shohin të arsyeshme. Gjithçka çka ka mbetur është që sot brenda ditës të diskutohet sepse duhet të merret një vendim nga Qeveria e Kosovës që këta punëtorë duhet të subvencionohen. Cila do të jetë ajo shumë që ndoshta shpeshherë ata e kanë menduar se do të jetë një shumë më e madhe sesa që e meritojnë. Tash për momentin ka mbetur që sot, eventualisht nesër, të merret një vendim, këta punëtorë duhet të stimulohen. Duhet të gjenden vijat buxhetore sepse sipas tyre kanë qenë të paplanifikuara dhe nuk e kundërshtojnë në asnjë rast pagesën e kësaj kategorie të punëtorëve, por vetëm duhet të gjenden module se si do të paguhen. Vendimi për ndarje stimulim do të jetë më së largu deri nesër”, tha ai. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Ekonomi
Kalo në kategori