LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Jemi me fat që koha ishte e ngrohtë, do të kishim katastrofë humanitare nga shpërndarja e virusit

Zemaj: Jemi me fat që koha ishte e ngrohtë, do të kishim katastrofë humanitare nga shpërndarja e virusit

Ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë në lidhje me numrin e lartë të infeksioneve me coronavirus.

Zemaj në “Debat Plus” thotë se ka qenë një dështim total i Qeverisë në menaxhimin e situatës së pandemisë.


“Është paralajmëruar qysh herët se varianti ‘Delta’ po shpërndahet shumë shpejt. Qeveria përkundër paralajmërimeve ka pasur një qasje ndaj pandemisë thuajse virusi nuk ekziston fare. Fati i mirë i yni ka qenë që koha ka mbajtur mirë me diell dhe shumë qytetarë kanë qëndruar në ambiente të hapura, përndryshe do të kishim një katastrofë humanitare në këto dy javë për shkak të shpërndarjes së virusit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se edhe IKSHPK në mënyrë shumë profesionale kishte paralajmëruar qeverinë për rrezikun e variantit të ri, por që kjo e fundit nuk ka vepruar.

“Janë marrë disa masa por që qëllimi i tyre më shumë në aspekt politik”, tha ndër të tjera Armend Zemaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori