LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Jam kundër heqjes së taksës, por politikisht të vendosin ata që bënë gara “kush është më i fortë” ndaj Serbisë (Video)

Zemaj: Jam kundër heqjes së taksës, por politikisht të vendosin ata që bënë gara “kush është më i fortë” ndaj Serbisë (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se nëse taksa ndaj produkteve serbe do të vinte në Kuvend, ai personalisht do të votonte kundër heqjes së saj.

Zemaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se presidenti Hashm Thaçi është “padron” i këtij koalicioni qeverisës dhe sipas tij, ai po përzihet në këtë koalicion edhe në çështjen e taksës.


“Thaçi po e mbanë “vjerrë” këtë koalicion në shumë çështje përfshirë edhe për taksën”.

Deputeti i LDK-së ka thënë se një javë para se të vendosej taksa ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë, deputeti Korab Sejdiu kishte hartuar një draft-dokument që kërkohej një debat parlamentar për vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë.

“Ne të dy (Armend Zemaj dhe Vjosa Osmani) e kemi nënshkruar atë dokument, por madje kam pasur kritika nga Grupi Parlamentar, për shkak të pozitës sime si zëvendës shef i Grupit Parlamentar sepse ishte diçka e madhe”.

Zemaj thotë se në momentin kur kjo kërkesë është debatuar në Kryesinë e Kuvendit, kryeparlamentari Kadri Veseli është tallur me këtë kërkesë.

“Katër ditë mbrapa, pasi dështuam në INTERPOL e vendosën taksën dhe filloi gara kush e vendosi atë. Ja nisën prej 10%, dolën në pazarin e Deçanin dhe e bënë 30%, e kthej në Mitrovicë Kadri Veseli dhe e bëri 100%, e mori Hashim Thaçi dhe e dërgoi të Enver Hoxhaj duke thënë është vendim i tij”.

Deputeti opozitar tha se është përgjegjësi e atyre që e kanë vendosur taksën, ta heqin apo jo.

“Qëndrimi im është të mos hiqet taksa. Politikisht le të vendosin ata që kanë dashur të shesin populizëm dhe ata që kanë bërë gara se kush është më i fortë në raport me Serbinë”, tha ndër të tjera Armend Zemaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori