Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj priti sot pasdite Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Michele Risi të cilin e informoi me prioritetet e tij në sektorin e shëndetësisë, me theks të veçantë për fokusin në menaxhimin e situatës rreth pandemisë Covid-19.
Në këtë aspekt, Ministri ka falënderuar forcat paqeruajtëse të KFOR-it për ndihmën e vazhduar që u japin komuniteteve në Kosovë dhe asistencën e ofruar MSh-së dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19.
Në komunikatën për medie thuhet se ka qenë dakordim i përbashkët që të bashkëpunohet në fushën e përgatitjes së mesazheve të përbashkëta për qytetarët, me qëllim të zbatimit të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga përhapja e Covid-19.
Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se zbatimi i Manualit për mbrojtje nga përhapja e Covid-19 dhe masave të tjera është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Operacion i suksesshëm në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut, ndalohet kontrabanda e mallrave me vlerë 30 mijë euro
“Ti je hajn e shpifës”, “Avullimi i 2 milionë eurove ka qenë vjedhje – përplasje mes Bajramit dhe Thaçit
Aksident në rrugën Veles – Shkup, lëndohet një 31-vjeçar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251