LAJMI I FUNDIT:

Zemaj apelon: Situata me COVID-19 të mos përdoret politikisht dhe të mos manipulohet me numrin e vdekjeve

Zemaj apelon: Situata me COVID-19 të mos përdoret politikisht dhe të mos manipulohet me numrin e vdekjeve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka qëndruar sot për vizitë në spitalin rajonal të Gjakovës, ku ka shprehur mirënjohjen për personelin mjekësor, i cili edhe sot në ditën e festës së Kurban Bajramit po vazhdon punën me shumë përkushtim.

Ai me këtë rast bëri thirrje që situata me coronavirus të mos përdoret politikisht dhe të mos manipulohet me numrin e vdekjeve.


“Dje, në komunën e Gjakovës, fatkeqësisht janë shënuar 3 viktima, familjeve të të cilave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Në mesin e të vdekurve ishte edhe mjeku dhe anëtari i Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës, z. Kujtim Zarari. Të gjitha humbjet janë të dhimbshme, por kur humbin njerëzit e vijës së parë në front, dobësohet i gjithë sistemi që po lufton çdo ditë për të na shpëtuar. Që ky sistem të mos rëndohet, bëj thirrje që të ketë kujdes të shtuar dhe gjithashtu apeloj që kjo situatë të mos përdoret politikisht dhe të mos manipulohet me numrin e vdekjeve. Beteja jonë politike nuk duhet të bëhet në situatë të tillë fragjile. Në anën tjetër, edhe njëherë falënderoj të gjithë qytetarët që edhe sot po tregojnë mirëkuptim dhe përmbajtje”, ka shkruan Zemaj.

Ndryshe, dje në komunën e Gjakovës janë shënuar 3 viktima, në e tyre edhe mjeku, Kujtim Zarari, familjeve të të cilëve ministri Zemaj iu shprehu ngushëllime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori