Ukraina i dorëzoi SHBA-së dje versionin e përditësuar të planit të paqes, ka konfirmuar Volodymyr Zelensky.

Ai thotë se çështjet territoriale ende mbeten “në diskutim” dhe sugjeron që ukrainasit të kenë të drejtë të shprehin mendimin e tyre përmes referendumit rreth lëshimit të territoreve, raporton skynews.


Zelensky thotë se SHBA-ja ka propozuar krijimin e një “zone ekonomike të lirë” në rajonin e Donbasit nga i cili ata duan që të tërhiqet Ukraina.

Ai shton se po diskutohet gjithashtu tërheqja e forcave ruse nga pjesë të vogla të territoreve në rajonet Kharkiv, Sumy dhe Dnipro.

Ai gjithashtu mohon ekzistencën e një afati të vendosur nga SHBA-ja për Krishtlindje, duke thënë në vend të kësaj se Uashingtoni vetëm dëshiron një “kuptim mbi statusin” deri atëherë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/