LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Ukraina po shqyrton mundësinë e referendumit për NATO-n dhe neutralitetin

Zelensky: Ukraina po shqyrton mundësinë e referendumit për NATO-n dhe neutralitetin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha një grupi gazetarësh të pavarur rusë se qeveria e tij do të konsideronte shpalljen e neutralitetit dhe ofrimin e garancive të sigurisë, duke përsëritur deklaratat e mëparshme.

Kjo do të përfshinte “mbajtjen e Ukrainës pa armë bërthamore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Komentet e tij vijnë pasi negociatorët nga Ukraina dhe Rusia janë vendosur të takohen sërish në Turqi për një raund tjetër bisedimesh paqeje këtë javë.


Çështja e “neutralitetit” të Ukrainës, një nga pikat qendrore të negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit, po “studiohet në thellësi”, tha Zelensky të dielën, gjatë një interviste me një grup gazetarësh të pavarur rusë.

Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’
Lexo po ashtu Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’

Një nga klauzolat e negociatave ka të bëjë me “garancat e sigurisë dhe neutralitetin, statusin e denuklearizuar të shtetit tonë”, një kërkesë nga Moska, tha ai në këtë intervistë online të transmetuar në kanalin Telegram të administratës presidenciale të Ukrainës.

Zelensky u tha gazetarëve se çështja e neutralitetit – dhe dakordimi për të qëndruar jashtë NATO-s – duhet t’u lejohet votuesve ukrainas që të vendosin përmes një referendumi pas tërheqjes së trupave ruse.

Zelensky theksoi se çdo votim mund të bëhet brenda pak muajsh nga largimi i trupave ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori