Zelensky i thotë senatorit amerikan gjatë vizitës në Kiev, se është shumë e rëndësishme ndihma amerikane për vendin e tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pritur në vizitë senatorin amerikan në Kiev.
Gjatë takimit të tyre, ai i tha senatorit amerikan se ndihma është “kritike” për vendin e tij, transmeton Telegrafi.
Ndërsa ndihma thelbësore e SHBA mbetet e ndaluar në Uashington, senatori republikan Lindsey Graham vizitoi Ukrainën të hënën.
E në videon e shpërndarë në X, Zelensky përshëndeti Grahamin në Kiev, dhe thkesoi se është “kritike” që Ukraina të vazhdojë të marrë “ndihmë ushtarake dhe teknike”.
Republikanët besnikë të Donald Trump kanë qenë pengesa kryesore për një paketë ndihme me vlerë potencialisht 48 miliardë dollarëshe për Ukrainën.
"Tani kjo është një periudhë shumë sfiduese për Ukrainën", i tha Zelenskyy senatorit Graham.
"Ne donim të dëgjonim se çfarë mendoni për këtë? Çfarë të mendoni për mbështetjen, mbështetjen e ardhshme", pyeti presidenti ukrainas.




































