LAJMI I FUNDIT:

Zelensky takohet për herë të parë me bashkëshorten që nga pushtimi rus në Ukrainë

Zelensky takohet për herë të parë me bashkëshorten që nga pushtimi rus në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenskaya janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Çifti mori pjesë në funeralin e presidentit të parë të Ukrainës.

Zelensky dhe bashkëshortja dukeshin të rraskapitur dhe të qetë ndërsa ecnin për të vendosur lule në arkivolin e Leonid Kravchukit, njeriu i parë që drejtoi Ukrainën e pavarur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ai ndërroi jetë gjatë fundjavës në moshën 88-vjeçare pas një sëmundje të gjatë, raporton dailymail.

I veshur me të zeza në vend të uniformës së kamuflazhit, e cila është bërë markë në tre muajt e fundit, Zelensky eci pranë bashkëshortes, që gjithashtu ishte e veshur në të zeza.


Dalja e Olenas në publik së bashku me bashkëshortin e saj vjen një muaj pasi ajo zbuloi se me të është dëgjuar vetëm në telefon që nga fillimi i luftës.

Më pas ajo theksoi se bashkimi me burrin e saj do të bënte që ajo dhe fëmijët e tyre të ishin në rrezik.

Lajmërohet Zelensky, bën thirrje që të votohet Ukraina në finalen e Eurovision 2022
Lexo po ashtu Lajmërohet Zelensky, bën thirrje që të votohet Ukraina në finalen e Eurovision 2022

Nuk është e qartë se kur saktësisht ajo u kthye në Kiev, por çifti kaloi të paktën gjashtë javë të ndarë, sipas disa mediave. /Telegrafi/