LAJMI I FUNDIT:

Zelensky për herë të parë në Tiranë, Samiti për Ukrainën pritet të mbahet nën masa të rrepta sigurie

Zelensky për herë të parë në Tiranë, Samiti për Ukrainën pritet të mbahet nën masa të rrepta sigurie

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të jetë i pranishëm në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin që do të mbahet për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor.

Lideri ukrainas pritet të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e 27 shkurtit, ndërsa më datë 28, të mërkurën, do të marrë pjesë në samitin dedikuar Ukrainës ku të marrin pranishëm do të jenë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore.


Dita e parë e samitit do të mbahet të mërkurën e 28 shkurtit dhe do t’i dedikohet tërësisht Ukrainës dhe situatës së shkaktuar atje nga agresioni rus i nisur që më 24 shkurt 2022. Kreu i shtetit të Ukrainës pritet që të mbërrijë në vendin tonë mbrëmjen e së martës për të marrë pjesë në këtë samit, ku do të jenë të pranishëm edhe liderët e vendeve të Evropës juglindore.

Gjithçka pritet të zhvillohet në pallatin e kongreseve, vend ku fillimisht do të bëhet pritja e të gjithë liderëve nga kryeministri Rama dhe më pas do të jetë radha e sesioneve që do të zhvillohen të mbyllura, ku në fund të ditës pritet që të ketë një konferencë për mediat.

Përfaqësuese e Kosovës do të jetë presidentja, Vjosa Osmani, e cila konfirmoi për Telegrafin praninë e saj në Tiranë në dy ditët e samitit.

Ndërkohë nga Serbia i pranishëm do të jetë presidenti Aleksandër Vuçiq. Po ashtu i pranishëm në samitit për Ukrainën do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan përmes një video-mesazhi.

Sakaq, dita e dytë e samitit më 29 do të ketë në fokus rajonin mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës ku prezent do të jenë të 6 liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor dhe zyrtarët nga Brukseli. Në këtë takim do të jetë prezentë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Ndërkohë, Samiti do të mbahet nën masa të rrepta sigurie, ku në terren do të ketë rreth 1500 forca policie, që përfshijnë Anti-terrorin, Gardën, FNSH, RENEA, efektivë të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë Rrugore të Tiranës do të jenë të dislokuar në terren për mbarëvajtjen e samitit.

Po ashtu Garda dhe SHISH do të kenë agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet.

Për mbarëvajtjen e Samitit, disa akse kryesore do rë bllokohen, ku nuk do të lejohet as kalimi dhe as parkimi i mjeteve.

Do të bllokohen këto akse:

– Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;

– Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;

– Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;

– Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.

-Gjithashtu, të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara.

Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye do të njoftohen të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente.

Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”;

-Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”;

– Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.

Shërbimet e Policisë do të jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori