Kryeministri në largim holandez, Mark Rutte ka ka mirëpritur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Eindhoven.

Ai deklaroi se Holanda po e shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë.


Megjithatë, ai nuk ka deklaruar se sa do t’i sigurojë apo kur do t’i dërgojë, raporton skynews.

Holanda aktualisht ka në dispozicion 24 aeroplanë F-16, të cilët do të hiqen prej qarkullimit deri në mesin e vitit 2024.

https://twitter.com/MinPres/status/1693213646124437870

Takimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara miratuan dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Holanda dhe Danimarka.

Ai u pa si një nxitje e madhe për Kievin, edhe pse aeroplanët luftarakë nuk do të kenë një ndikim së shpejti në luftën pothuajse 18-mujore.

Ndryshe, Zelensky vizitoi dje Suedinë ku filloi diskutimet për marrjen e aeroplanëve luftarakë Gripen, krenaria e shtetit suedez. /Telegrafi/