LAJMI I FUNDIT:

Zelensky i kërkon OKB-së ndihmë për të shpëtuar njerëzit nga Mariupol – Rusia vazhdon të godasë objektiva civilë në Ukrainë

Zelensky i kërkon OKB-së ndihmë për të shpëtuar njerëzit nga Mariupol – Rusia vazhdon të godasë objektiva civilë në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që të ndihmojë në evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal.

Kompleksi ka qenë i rrethuar nga forcat ruse dhe pavarësisht evakuimeve të suksesshme ditët e fundit ka ende civilë dhe ushtarë të bllokuar në fabrikën e çelikut.


“Jetët e njerëzve që mbeten atje janë në rrezik”, ka thënë Zelensky, përcjell Telegrafi.

Pse 9 Maji është 'një ditë e madhe për Rusinë' dhe a mund të ndodhë shpallja e luftës ndaj Ukrainës, po në këtë ditë?
Lexo po ashtu Pse 9 Maji është 'një ditë e madhe për Rusinë' dhe a mund të ndodhë shpallja e luftës ndaj Ukrainës, po në këtë ditë?

“Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Ne kërkojmë ndihmën tuaj për t’i shpëtuar ata”.

Përpjekja e fundit e suksesshme për evakuimin e civilëve u koordinua nga OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Në orën e fundit, Rusia tha se do të hapte korridore humanitare për të ndihmuar civilët të evakuohen gjatë tre ditëve të ardhshme – por ajo ka thyer premtime të ngjashme më parë.

Ndërkohë në përditësimin e fundit të inteligjencës ushtarake, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia po vazhdon të godasë objektiva joushtarake.

Këto përfshijnë pronat e banimit, shkollat, spitalet dhe qendrat e transportit.

Rusët bombardojnë një fabrikë në Avdiivka - vriten dhjetë punëtorë që prisnin autobusin
Lexo po ashtu Rusët bombardojnë një fabrikë në Avdiivka - vriten dhjetë punëtorë që prisnin autobusin

Ministria e Mbrojtjes tha se kjo tregon “gatishmërinë e Rusisë për të synuar infrastrukturën civile në një përpjekje për të dobësuar vendosmërinë e Ukrainës”.

“Synimi i vazhdueshëm i qyteteve kryesore si Odesa, Kherson dhe Mariupol nxjerr në pah dëshirën e tyre për të kontrolluar plotësisht hyrjen në Detin e Zi, gjë që do t’u mundësonte atyre të kontrollonin linjat detare të komunikimit të Ukrainës, duke ndikuar negativisht në ekonominë e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori