LAJMI I FUNDIT:

Rusët bombardojnë një fabrikë në Avdiivka – vriten dhjetë punëtorë që prisnin autobusin

Rusët bombardojnë një fabrikë në Avdiivka – vriten dhjetë punëtorë që prisnin autobusin

Dhjetë civilë janë vrarë dhe njëzet janë plagosur pasi rusët goditën me bomba një fabrikë në qytetin Avdiivka në rajonin Donetsk të Ukrainës, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.

Policia kombëtare e Ukrainës publikoi imazhe që tregonin pasojat e sulmit, ku tha se punëtorët e fabrikës ishin duket pritur të hipnin në autobus pas turnit të tyre kur ndodhi incidenti, raporton cnn.


Venediktova ndau gjithashtu imazhe të pasojave të sulmit ushtarak, “kjo është fytyra e vërtetë e RF (forcave ruse): sisteme të shumta raketore qëlluan njerëzit që prisnin transportin publik në Avdiivka. 10 të vdekur, 20 të plagosur”.

Një pamje e ngjashme e vrasjeve me paramendim të civilëve nga ushtarët rusë është dokumentuar në të gjithë Ukrainën.

Guvernatori i Donetsk Pavlo Kyrylenko tha se “rusët e dinin saktësisht se ku synonin. Punëtorët sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po prisnin në një stacion autobusi që një autobus t’i çonte në shtëpi nga fabrika”.

AP: Gati 600 njerëz vdiqën në bombardimin e teatrit në Mariupol - dy herë më shumë sesa mendohej
Lexo po ashtu AP: Gati 600 njerëz vdiqën në bombardimin e teatrit në Mariupol - dy herë më shumë sesa mendohej

Ndryshe, një raport i fundit thotë se gati 600 persona kanë vdekur pas bombardimit të teatrit të qytetit të Mariupolit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Bosnja
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori