Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës varet nga këto dy çështje

Preisdenti amerikan, Donald Trump, sugjeroi që SHBA-të kishin një propozim të ri për t'ia paraqitur Moskës dhe Kievit përpara këtyre bisedimeve të fundit.
Nuk është e qartë se çfarë është kjo, as nëse do të jetë mjaftueshëm thelbësore për të ndryshuar rrjedhën e negociatave dhe për t'i bërë këto negociata të ndryshme nga ato të mëparshmet.
Ekspertët kanë thënë se mendojnë se edhe këto bisedime mund të dështojnë.
Kjo për shkak se ka ende pengesa thelbësore për paqen, të cilat nuk duket se janë kapërcyer.
Këto janë:
Kontestet territoriale;
Dhe garancitë e sigurisë.
Territori
Rusia ka paraqitur vazhdimisht kërkesa maksimaliste - për shembull, duke i bërë thirrje Ukrainës që të dorëzojë të gjithë rajonin e Donbasit.
Shkurt, Moska dëshiron që Ukraina t’i dorëzojë tokat, ndërsa Ukraina dëshiron t’i marrë mbrapsht pjesët e pushtuara të vendit të saj.
Ukraina më parë ka refuzuar të pranojë marrëveshjen dhe nuk ka shenja se asnjëra palë ka ndryshuar qëndrimet e saj.
Garancitë e sigurisë
Në mënyrë të ngjashme, Kievi ka kërkuar vazhdimisht garanci sigurie nga aleatët e tij - dhe veçanërisht nga SHBA-të - për të mbrojtur çdo marrëveshje paqeje dhe për të shmangur çdo shkelje të ardhshme nga Rusia.
Siç qëndrojnë gjërat, duket se ky është një problem tjetër që mbetet i pazgjidhur.
SHBA-të janë përqendruar kohët e fundit në luftën e Iranit dhe.
Me këto probleme që mbeten, nuk është e qartë se si do të arrihet paqja.



































