LAJMI I FUNDIT:

Zelensky e shkarkon shefin e ushtrisë – gjenerali më i lartë ukrainas i drejtohet popullit

Zelensky e shkarkon shefin e ushtrisë – gjenerali më i lartë ukrainas i drejtohet popullit

Pas muajsh spekulimesh, shefi i ushtrisë së Ukrainës është shkarkuar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili ka deklaruar se tash është “koha për reforma”.

Njoftimi vjen pasi thashethemet për një përçarje mes Valerii Zaluzhny-t dhe presidentit ukrainas filluan të qarkullonin muaj më parë.

Ukrainasit përdorin dronët kamikaz për të hedhur në erë municionin e rusëve në fushëbetejë
Lexo po ashtu Ukrainasit përdorin dronët kamikaz për të hedhur në erë municionin e rusëve në fushëbetejë

Zaluzhny është konsideruar hero kombëtar nga shumë ukrainas për luftën kundër rusëve që nga shkurti i vitit 2022.


Zelensky pohoi se e kishte takuar sot gjeneralin dhe se i kishte konfirmuar shkarkimin duke i thënë kishte ardhur koha për ndryshime në udhëheqjen ushtarake.


Por, ai tha se gjenerali më i lartë i Kievit duhet të mbetet “në ekipin e tij”, duke lënë të kuptohet se atij mund t’i jepet një pozicion tjetër.

Zaluzhny konfirmoi lajmin përmes rrjeteve sociale duke thënë se detyrat e ushtrisë kanë ndryshuar që nga shpërthimi i luftës në vitin 2022 dhe “të gjithë duhet të ndryshojnë dhe të përshtaten me realitetet e reja në mënyrë që të fitojmë së bashku”.

Scholz: Ukraina mund të përballet me mungesë serioze të armëve dhe municioneve
Lexo po ashtu Scholz: Ukraina mund të përballet me mungesë serioze të armëve dhe municioneve

“Ne vendosëm të ndryshojmë qasjen dhe strategjinë tonë. I jam mirënjohës të gjithëve që janë me mua, shtabit të përgjithshëm, ministrisë së Mbrojtjes dhe presidentit të Ukrainës”, pohoi ai.

Ndryshe, Zaluzhny është gjeneral ukrainas me katër yje, i cili ka shërbyer si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës që nga 27 korriku i vitit 2021. Ai është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori